SPORT

Policia nuk merr përsipër “finalen” në Kamëz, mund të luhet pa tifozë

10:52 - 19.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kamza-Besëlidhja po kthehet në “telenovelë”. Finalja e Grupit B në Kategorinë e Parë që do të përcaktojë skuadrën e dytë që do të luajë sezonin e ardhshëm në Superiore është kthyer në një prej çështjeve më të diskutuara të ditëve të fundit. Sfida e parashikuar të luhej që të premten e kaluar, por që u shty pasi Policia e Shtetit nuk e merrte përsipër, ende ka mbetur në ajër dhe nuk është vendosur se kur do të zhvillohet.

FSHF-së iu desh të priste vendimet e dy organeve disiplinore në lidhje me këtë çështje, përpara se të vendosë se kur dhe ku do të luhet takimi. Fillimisht, ishte Komisioni i Disiplinës që hodhi poshtë kërkesën e Besëlidhjes për fitore në tavolinë, në një kohë që dje Komisioni i Apelit e la në fuqi vendimin e Disiplinës.

ALTERNATIVAT

Tashmë dy janë alternativat se ku mund të luhet finalja e Grupit A. Burime zyrtare në klub kanë bërë të ditur se forcat e rendit të Komisariatit nr.5 insistojnë dhe nuk pranojnë që të marrin përsipër zhvillimin e ndeshjes në stadiumin e Kamzës. Policia e Shtetit e ka bërë të ditur edhe në shkresën e përpara disa ditëve se stadiumi i Kamzës nuk përmbush kushtet e sigurisë. Në këto kushte, klubi vendës po bën përpjekje që ta luajë ndeshjen në Kamzë me polici private, por pa tifozë.

Alternativa e dytë është që takimi të luhet në një stadium tjetër, ku Policia e Shtetit e merr përsipër dhe të zhvillohet finalja normalisht me tifozë. Në këtë situatë, edhe pas vendimit të djeshëm të Komisionit të Apelit, do të jetë FSHF-ja që do të përcaktojë datën, vendin dhe orën e finales Kamza-Besëlidhja. Te Kamza dyshojnë se e gjithë kjo situatë ka prapavijë politike. Jo vetëm këtë sezon, por edhe në kampionatet e kaluara Policia e Shtetit nuk i ka marrë përsipër ndeshjet në shumë raste.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.