Kryesore

Pse shkoi te Berisha? Meta: Doktori është pika ime e dobët, por edhe e fortë!

21:38 - 19.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vizitën tek Sali Berisha, ish kreu i LSI-së, Ilir Meta e ka komentuar me një lojë fjalësh. I pyetur në Zonë e Lirë përse shkoi të takonte Berishën, një ditë pas marrëveshjes së Ramës me Bashën, Meta u shpreh: “Doktori është pika ime e dobët dhe pika ime e fortë, në kuptimin pozitiv të fjalës. Ajo ditë ka qenë fare normale. Kam qenë për drekë në katin e fundit dhe pata kënaqësinë të takoj doktorin”

Meta u tregua i rezervuar për bisedën që bëri me Berishën, por zbuloi se ish kreu i PD ka ndikuar në arritjen e marrëveshjes.

Meta: Vlerësova rolin e tij në zgjidhjen e krizës. Unë mendoj që roli i tij ka qenë pozitiv.

Çani: E falenderove?

Meta: Pa dyshim, vlerësim.

Çani: Po ai?

Meta: I përgjegjshëm si përherë. Doktori nuk bojkoton asnjëherë.

Çani: E dinte ai bisedën me Ramën?

Meta: Jo ça na duhej ajo. Ca rëndësie ka ajo. E rëndsishme është që PD hyri në zgjedhje. Si do bënim ne zgjedhje pa opozitën? Në s’bëmë dot zgjedhje në Kavajë pa opozitën. Ka mundësi të luftojë drogën, të bëjë dekriminalizim dhe të gjitha në funksion të zgjedhjeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.