BOTA

VIDEO/ Gazetarja Xharra flet për dhunën barbare: Ja mesazhet linçuese që më dërgonin

08:32 - 19.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas aderimit në parti dhe sulmit fizik ndaj saj, pas të cilit përfundoi në spital, ka folur për herë të parë në emisionin “Komiteti”, gazetarja dhe tashmë anëtarja e Partisë Demokratike, Arbana Xharra. Kjo e fundit ka dhënë detaje rreth natës kur u sulmua.

Xharra ka përmendur disa nga miqtë e saj, për të cilët thotë se e kanë linçuar dhe për shkak të tyre, e plotë deklaratave të tjera kundër saj në rrjetet sociale, rezultoi edhe sulmi ndaj saj.

“Në fund të marsit më kanë bërë një kryq në derën e banesës sime. Ka qenë shqetësuese. Policia më ka thënë se nëse duan të të bëjnë diçka, nuk të bëjnë kryqe. Dhe unë e kam besuar e kam ecur në hapësira të pasigurta. Ka pas linçime të mëdha prej Vetëvendosjes, prej partisë Besa në Maqedoni. Kanë shpërndarë video të rreme sikur daja ime është një person i lidhur me Millosheviçin. Janë bërë linçime të tmerrshme për të cilat kam njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare. I kam alarmuar për rrezikun që kam. Kërcënime pa fund dhe në rrjetet sociale. Kam bërë publike kërcënimet për fëmijët. Më kanë çuar foto me persona të vrarë me kokë të hequr duke më shkruar do të gjejmë dhe e dimë se sa i do fëmijët e tu”, ka rrëfyer Xharra.

Anëtarja e PDK-së ka bërë të ditur nëse do të vazhdojë të marrë pjesë në fushatën zgjedhore përkrah kreut të partisë, Kadri Veseli, dhe nëse do të jetë në listën e deputetëve. Xharra në “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – ka folur flet për arsyet e ndërrimit të shpeshtë të shefave të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Ajo tregon për emrat, të cilët mund të marrin pozitën e shefit të shërbimit të inteligjencës.

Xharra ka folur për rrezikun nga imamëve që ushqejnë terrorizëm tek të rinjtë në Kosovë.

Ajo ka treguar se a ka shkruar Xharra për skandalet e Kishës Katolike, apo cak i kritikave të saj mbi religjionin ka qenë vetëm feja islame.

Arbana Xharra ka treguar se a është islamofobe.

Gazetarja ka folur gjithashtu për ndryshimin e administratës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nëse Kosova do të vazhdojë të ketë përkrahjen amerikane.

 Më poshtë mund të ndiqni emisionin e plotë:

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.