POLITIKË

Deklarata e fortë e Edi Palokës: Edi Rama donte të fuste në burg Ilir Metën

21:24 - 20.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në “Neës24”, Edi Paloka ka folur rreth marrëveshjes së Ramës me Bashën. Sipas kreut parlamentar të Partisë Demokratike kur ndërkombëtarët mbajnë njërën anë, rrezikohet gjithçka. Më tej Paloka rrëfeu më shumë edhe për marrëdhëniet e Edi Ramës me Ilir Metën.

“Marrëdhëniet e Ramës me Metën s’kanë qenë asnjëherë me qetësi e dashuri, se kemi pasur kreun e qeverisë që kërkonte ta fuste në burg kreun e partisë aleate. S’kanë pasur kurrë marrëdhënie të mira. Kur partitë e vogla futen në një koalicion marrin më shumë mandate se kur hyjnë vetëm,” tha Paloka.

A duhej ndërhyrja e SHBA-­së që t’i thuhej “Po” paketës McAllister?

Në këtë vend është treguar që ndërkombëtarët kanë rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjeve. Është më mirë kur ndërkombëtarët nuk mbajnë anë, pra janë të paanshëm. Kur ata marrin një krah rrezikohet gjithçka. Ne morëm parasysh kërkesën e Uashingtonit. Nuk ishte më kërkesa McAllister, por McAllister+. Arsyet pse Basha refuzoi në fillim paketën janë dhënë, po ashtu dhe Rama e ka pranuar që refuzoi atë. Kërkesa e Uashtingon bëri që të arrinim një marrëveshje. Se më pas do shkonim në një situatë që nuk do ishte e këndshme për askënd. Marrëveshja u arrit në kohë dhe jep garanci për kërkesën që kishim

Deri më 18 maj, ka patur retorikë të ashpër të Bashës ndaj Ramës, tonet janë ulur tashmë, ka patur shtrëngim duarsh. Pse kaq e vështirë në dukje dhe me një përfundim të mirë?

Është normale të shtrëngohen duart kur bën marrëveshje. Nuk ulesh me kallashnikov në dorë, por ulesh për dialog. Për mua akuzat dhe faktet janë po ato, nuk ka ndryshuar gjë. Mos mendoni se kanabisi u bë luledielli, dhe autori i kanabisit është Edi Rama. Por nëse prisni që liderët e partive të ulen për një marrëveshje e të kapen prej flokësh, kjo s’bëhet. Por nga akuzat asgjë nuk ka ndryshuar, se s’do kishim nevojë për marrëveshje.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Valle mos i harruame thirrjet e ketyre maskarenjeve per Ilir Meten ,kur diskutohej ceshtja Dioshi? Ju lutem jepni kronikat se c’thoshte ky thuthuqi…… O maskarenj! O njerez te ndyre! O shpifaraqer! Po Ju jeni trupeshk para popullit…..

    Përgjigju ↓