OPINION

“M’u thaftë dora që shkruajta mirë për Edi Ramën, njeri më mendjemadh dhe negativ s’kam njohur”

15:18 - 20.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kimete Berisha, publicistja nga Kosova ka deklaruar se Edi Rama është njeriu më arrogant që ka takuar në jetë. Ajo është penduar që ka shkruar mirë për të, por këtë gabim do ta korrigjojë në të ardhmen.

Ajo është irrituar pas një takimi që ka pasur me Edi Ramën pasi ky i fundit e kishte trajtuar me mospërfillje…

Nga Kimete Berisha

U njoftova me Edi Ramën në Bienalen e Venedikut.

Nga afër, ai është njeriu më mosmirënjohës, më mendjemadh, më arrogant dhe më bandit që e kam takuar ndonjëherë në jetën time, ndërsa s’ka njeri gati që i thotë vetes dikushi që s’e kam takuar.

Nuk e kuptoj ku u nisë ai njeri me atë mendje.

Ai sillej më ‘madhështor’ se ura Rialdo, thuajse tipi është në mbrojtje të UNESKO-s.

Njëherë mendova mos është ‘i pasigurtë’, pastaj thashë mos është ‘autist’, dikur kqyra mos është ‘psikopat’, pastaj e lash krejt…s’ia vlen të merresh me të.

Unë kam thur vargje aq të mëdha për të (m’u thaft dora), dhe gati jam e vetmja nga Kosova që kam shprehur simpati publike për të, e ai më priti aq keq, thuajse e kam pas me borxh m’u merr me të.

Njeriu mosmirënjohës, është i pari në Listën e zezë të Zotit. Prandaj kur bie, bie me hundë e buzë bashkë.

E dyta: gruaja e tij ish shumë e sjellshme, hallall i qoftë qysh duron e nuk pëlcet pranë gjithë asaj energjie negative.

Ndoshta me mua s’është diçka në rregull, e kam gjakun e thartë, se ndoshta veç mua më priti aq ftoht?, s’di pse, se po ky Edi Rama ua ngjitke lidhaz në qafë Mimozës e grave tjera të Kosovës kur i takonte.

Paradoksi është ky: Një ditë përpara në Tiranë e takova Lulzim Bashën kalimthi dhe anipse kam shkruar zi e terr kundër tij, ai gjeti forcë dhe më përshëndeti i buzëqeshur.

Kështu jemi ne ‘binjakët’, si Lulzimi, jodogmatë dhe të kthyeshëm.

Kush që ju bjen shqiptarëve n’fije nuk ka.

Kur i ikë-të ndjek.

Kur e ndjek-të ikë.

P.S. Kështu që mos prit prej meje kurrë më shkrim pro Edi Ramës, njeriut më mendjemadh dhe më negativ që e kam njoftuar në jetë. Sese, ai nuk është idoli im. Do të kujdesem t’i bindë edhe ata pak veta që ende mendojnë mirë për të, siç kam mendyar unë.

Mua është dashur të më trajtonte si poezi, dhe ka gabuar shumë që s’më ka trajtuar si poezi.

*Kimete Berisha, publiciste në Kosovë


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ke te drejte ,moj moter! Edhe une, kur isha i ri ,dashurova nje vajze. Thura vargje,madje me te bukura se Esenini. I kendova kenge posht ballkonit sa mu zu zeri. Por c’e do1 Nje dite me shikoi me inat e me ofendoi me fjalet me te pista. Une kujtoja se ajo me dashuronte,por paskerka qene e kunderta. Edhe une tani ,ta mesosh ti,nuk le fjale pa i thene edhe me te pista se c’me thoshte ajo mua,mirepo njerezit tani qeshnin me mua se si ka mundesi qe i kendoja ,i shkruaja vargje e tani e urrej. Cili e ka fajin ? Ajo qe nuk shkroi asnje varg per mua,apo une qe mbusha nje kove me lot per ate? Si thua Ti moter, ili e ka fajin ?

    Përgjigju ↓