EKONOMI

Sonila Qato firmos për 68 pronarët që marrin kompensimin, lista dhe dokumentet që duhen

09:50 - 20.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ornela MANJANI

Agjencia e Trajtimit të Pronës ka përfunduar shqyrtimin e kërkesave dhe do të nisë shpërndarjen e një fondi prej 299 milionë lekësh për pronarët që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe deri më tani përfitojnë kompensimin/shpërblimin e saj ka përfunduar sot dhe është publikuar lista. Shpërblimi do të jetë deri në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
Shqyrtimi
“Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar. Në përfundim të këtij procesi, për 68 (gjashtëdhjetë e tetë) kërkesa, të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë (në total 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse), në shumën e përgjithshme prej 299 823 765.44 lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim”, thuhet në njoftimin e ATP-së. Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.
Tokat
Gjithashtu, ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr. 395, datë 03.05.2017 “Për kalimin e së drejtës së pronësisë për parcelat e objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre” të paraqiten pranë zyrave për dorëzimin e kërkesës për kompensim nga fondi i ALUIZNI-t. “ATP ka ngritur grupin e punës, i cili do të kryejë pranimin dhe regjistrimin e kërkesave të subjekteve të interesuara. Të gjithë subjektet e interesuara mund të paraqiten në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, me adresë Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 09:00 – 12:00. Të dhënat e subjekteve përfitues janë të evidentuara në listën që i bashkëlidhet VKM Nr. 395, datë 03.05.2017 “Për kalimin e së drejtës së pronësisë për parcelat e objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre”, ku përcaktohet shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani”, thuhet në njoftim.


Dokumentet
Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 000 (dymijë) lekë dhe, gjithashtu, të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë. Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP-së Tiranë dokumentacionin e nevojshëm.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. SONILA QATO, TE FIRMOSI TE TERE EMRAT E PRONAREVE TE ATYRE 2 VKM JO VETEM TE 68 PRONARE TE SHKRETE QE KAN MUNDUR TI PREMTOJNE ASAJ FELLIQESIRE 20%

    Përgjigju ↓