POLITIKË

VIDEO+FOTO/ Monika Kryemadhin siç nuk e kemi parë, xhiro përmes Belshit me karrocë me kalë

13:10 - 20.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Monika Kryemadhi, deputetja e LSI-së, gjatë një takimi që ka pasur me banorët e Belshit ka përjetuar dhe një “aventurë” të re. Ajo ka parakaluar në mes të qytetit me një karrocë me kalë. Dhe duket se e ka shijuar shumë këtë eksperiencë…

Përveç udhëtimit, ajo edhe ka biseduar me karrocierin xha Bimin. Në një status në rrjetin social, nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar se rrallë ka takuar njerëz si xha Bimi.

Ja statusi i plotë

Rrallë kam parë dhe takuar njerëz kaq punëtorë, që rraskapiten gjithë ditën në punë dhe prapë janë të qeshur si xha Bimi.
Sa më shumë kohë kalon me hallet dhe problemet e tij, aq më tepër e kupton kotësinë e politikës së madhe, të asaj që na shpenzon kohën dhe na shteron energjitë me gjëra pa vlerë.
Sepse përqafimi i këtyre njerëzve që sakrifikojnë çdo ditë për familjet e tyre është më i madh dhe eklipson çdo shtrëngim duarsh mes politikaneve që në thelb kanë interesat e ngushta të vetes, familjes apo miqve te tyre politikë.

GSH.al sjell videon, ku duket Monika Kryemadhi hipur mbi karrocë duke parakaluar përmes qytetit.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. ka vene ne zbatim shprehjen populore : ” Hodha lumin dhjefsha kalin!” Edhe Monika sa te mari votat,pa do e shikoni jo maj karroces,po ne maj te avionit duke shetitur. Kaq budallenj na marrin Valle?

    Përgjigju ↓