Kryesore

Vijon polemika/ Spiropali: O ylli i dritës, pse s’po hani kukurec? Ylli: Ti do ta shijosh e para

21:00 - 20.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Elisa Spiropali dhe Dritan Ylli janë përfshirë përsëri në debate mes njëri-tjetrit. Kandidatja e Partisë Socialiste ka qenë e para që i ka dedikuar një status Yllit. Ndër të tjera Spiropali, duke e quajtur Ylli i Dritës ka ironizuar LSI-në, duke shkruar se si ka mundësi që s’po hahet kukurec dhe s’po pihet raki në partinë që aq shumë predikoi për konsesus mes partive.

Më tej edhe Dritan Ylli i është kundërpërgjigjur, duke e quajtur shoqja kandidate, kandidati i LSI-së për Shkodrën i ka thënë Elisa Spiropalit se me Ilir Metën President Shqipërinë do të kenë mundësi ta shijojnë edhe ata.

Statusi i Elisa Spiropalit

Një yll i LSI që nxjerr xixa sa herë e cek guri zmeril i vijës së partisë, më paska përmendur sërish gjithë indinjatë. Më paska kujtuar shprehjen time në Shkodër se ideja e qeverisë së besimit është shtysa për qeverinë e pabesisë. E më paska pyetur Ylli po kjo që u bë tani çfarë është a nuk është pabesi vallë? Fjalët janë të miat, mos më kërkoni ta citoj Yllin e Dritës së zmerilit llaf per llaf se jo unë, po burrë nënë nuk e bën dot!

Kjo që u bë o Yll i Dritës, është ajo që i duhej Shqipërisë dhe LSI e përvëluar siç është për Shqipërinë duhet të festonte akoma sot me mish, raki e dolli! Por fakti që ti me pyet dhe që nuk ndjehet askund tingull muzike, erë kukureci apo entuziazëm rakie aty në oborrin tuaj, më vë në mendime. Pse të jeni kaq të menduar vallë?

Ju ishit ata që na i bëtë televizorët kisha e xhamia dhe na zëvendësuat priftërinj e hoxhallarë me predikimet tuaja për dialog e për konsensus mes partive të mëdha. Ju ishit ata që na u bëtë tellallet e nevojës për stabilitet dhe të domosdoshmërisë për të shmangur turpin e patregueshem të zgjedhjeve pa opozitën. Ju ishit ata që ishit bërë gati të iknit edhe vete nga zgjedhjet atë natën e marrëveshjes dhe na e bëtë McAllisterin si Jezuin të cilit i’u bënë apostuj edhe Duka edhe Mediu edhe Kreshniku edhe Vasili edhe Nardi. Madje edhe Idrizi edhe Dulja që harruan Çamëri e Greqi për McAllisterin që as nuk e dinte fare se ishte bërë me dishepuj në Tiranë pasi e përzunë duarbosh nga Tirana.

Unë nuk e di çfarë shpjegimi t’i gjej gjendjes së përzishme që u ka zënë për habinë time te madhe o Ylli i Dritës. Madje jam e habitur që as vete Luani juaj që e ka një shpjegim të pashpjegueshëm për gjithçka, nuk ka pipëtirë për këtë arritje të madhe tuajën! Doli nga strofulla për të thënë se ai do fitojë duke ndenjur në bisht dhe jo në ballë të dërgatës suaj për Tiranën dhe u zhduk.

Mbase as ju vetë se kuptoni që gatishmëria juaj e përsëritur deri në mërzi për t’u sakrifikuar për Shqipërinë duke sakrifikuar qeverinë, është një shtysë e pamohueshme për realizimin e marrëveshjes. Por jam e bindur se në 25 qershor do filloni ta kuptoni edhe vete se të mirë më të madhe, ju nuk mund t’i bënit dot Shqipërisë!

Statusi i Dritan Yllit

Sa gjate i paska ra nje zedhenese kandidate e PS, per te me thene mua dhe LSI , qe jeni Yll Drite !

Po, ke te drejte shoqja kandidate; Shqiperia me Ilir Meten President dhe LSI drejtuese ne qeverisje, Yll Drite do behet ! Ju do keni shansin ta shijoni te paret !

p.s. Shume faleminderit per komplimentin, sinqerisht ! LSI


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Te vjen keq,
    i fyer ndjehesh,
    si vella, si shok a prind i tyre,
    kur shikon keto dacibao si prej Lenka Cukosh, qe shfaqin helmin e meshkujve kumandare te tyre, shefave te PS dhe LSI-se, gjer dje aleate.

    Nuk ndjej mire prek ketyre te perfolurave per corruption dhe passion te pacipe te pa Cmim per Pushtet,,,
    Asnje shenje brishtesie femerore dhe ftese per qetesi e dashuri asnje shenje dinjiteti e nderi ne keto ego damaresh burrash qe nenshkruajne me emra femrash…
    Ndjese per mekatin ndaj TYRE…

    Përgjigju ↓