Horoskopi

Horoskopi i datës 21 maj 2017

07:20 - 21.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Sot do t’ju duhet t’i përshpejtoni gjërat, sidomos nëse fitimi vjen menjëherë. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi do të keni dëshirë të kryeni shumë blerje sot. Megjithatë, nëse vendosni të bëni blerje të mëdha, tregohuni të zgjuar në zgjedhje.

DEMI

Do të jetë një ditë emocionuese dhe me shumë zhvillime. Yjet ju shtyjnë që të dilni, të takoni njerëz të rinj, të argëtoheni dhe të zbuloni botën e kulturës. Është ditë ideale për të organizuar një udhëtim, qoftë për punë, qoftë për kënaqësi.

BINJAKËT

Më mirë t’i lini gjërat ashtu siç janë, sot që planetët te Dashët ju provokojnë hapur, duke bërë që të humbisni kohë të çmuar. Është e vërtetë që jeni jashtëzakonisht të duruar, por çdo gjë ka një kufi: po u mbush plot kupa, derdhet.

GAFORRJA

Nuk jeni nga ata që lini t’ju ikë një mundësi për të dëfryer, sidomos kur një Hënë e zjarrtë dhe e hareshme ju thërret të argëtoheni. Kështu, pavarësisht nga barra e angazhimeve të ditës, do të bëni gjithçka për të pranuar ftesën e saj.

LUANI

Kjo është dita ideale për të lënë mënjanë gjërat që nuk shkojnë në fushën profesionale dhe për t’u përgatitur për një ndryshim të qenësishëm të strategjisë ose objektivave. Ndërkohë shmangni të menduarit e gjërave shumë të mëdha dhe matini mirë mjetet dhe burimet që ju keni në dispozicion.

VIRGJERESHA

Ditë për t’u mbajtur mend, ku të gjithë do të jenë kundër njëri-tjetrit: ju, partneri, fëmijët, kunetërit dhe prindërit. Dhe kështu do të ketë një mori hatërmbetjesh dhe bashkëbisedime ironike. Edhe një marrëveshje aksionare mund të prishet: ju shkaktoni polemika, ndërsa të tjerët reagojnë keq.

PESHORJA

Të kapesh nga doza të vogla dembelizmi është një “luks i nevojshëm”, por nëse e teproni mund t’i humbni të gjithë njerëzit që ju rrinë pranë dhe mund të pendoheni shumë të nesërmen. Plutoni, i cili ju mbështet prej shumë vitesh, do të vazhdojë të jetë miku juaj i vetëm dhe i vërtetë.

AKREPI

Ditë me fat! Të ndihmuar nga bashkëpunimi i Hënës, Venusit, Marsit dhe Uranit, jeni në një pozicion shumë favorizues. Do të ketë një shans edhe për ata që nuk pëlqejnë vetminë. Ndoshta nuk do të gjeni shpirtin binjak, por dikë që është pak a shumë ashtu.

SHIGJETARI

Në përgjithësi jeni të përkushtuar, por vullneti i personit që keni në krah ndërhyn për të ndryshuar gjërat, duke bërë që t’ju ndryshojë programi. Do të keni edhe zënka në çift, me grindje të lodhshme, për të përcaktuar se kush do të imponojë vullnetin e vet.

BRICJAPI

Me mbështetjen e shumë planetëve në harmoni, dita fillon me mbarësi. Të arrini objektivat tuaj do të jetë një lojë fëmijësh. Një takim i papritur me një mik të vjetër do të bëjë që të ndryshoni planet për mbrëmjen.

UJORI

Sot, humori juaj është i lidhur me melankolinë e kësaj dite, me planetët që nuk janë shumë në favorin tuaj. Do të keni apati dhe mungesë motivimi për të punuar. Për t’ju ngushëlluar, do të keni shumë miq të sinqertë që ju mbështesin.

PESHQIT

Lërini butësinë që të rrjedhë lirisht. Do të shërbejë për të çimentuar një lidhje të konsoliduar ose që të shkrijë ndrojtjen në një marrëdhënie të porsalindur. Do t’ju duhet të pranoni disa kompromise. Solidariteti është i barasvlershëm me suksesin e ndërmarrjeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.