Kryesore

ZYRTARE/ Presidenti Nishani e dekreton: 25 qershori data e zgjedhjeve parlamentare

11:05 - 21.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ashtu siç është bërë e ditur që në orët e para të mëngjesit, në orën 11:00, zyra e presidencës ka dalë në një konferencë për shtyp. Kështu, Presidenti Bujar Nishani e ka vendosur që të dekretojë datën e zgjedhjeve parlamentare datën 25 qershor 2017, pas paktit të arritur mes kreut të PS-së Edi Rama dhe të PD-së, Lulzim Basha.

Gjithashtu, presidenti ka vendosur të dekretojë po më datën 25 qershor 2017 edhe zgjedhjet në Kavajë.

Këto vendime janë bërë të ditur nga Olsi Lafe, këshilltari i Presidentit Bujar Nishani.

Ndërkohë Presidenti i Republikës ka vlerësuar maksimalisht këtë marrëveshje si një arritje të rëndësishme me interes për vendin dhe popullin shqiptar.

Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit gjithashtu shpreh mirënjohjen dhe ndaj kontributit të çmuar të dhënë nga miqtë evropianë dhe amerikanë të Shqipërisë.

Deklaratë e plotë e Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është njohur tashmë me arritjen e marrëveshjes politike midis mazhorancës dhe opozitës, të datës 18 maj 2017, marrëveshje që mundëson përfshirjen e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare si dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar të Bashkisë Kavajë.

Në vijim të iniciativës së Tij institucionale e të vazhdueshme për të nxitur dialogun politik me synim gjetjen e zgjidhjes politike mbi baza kompromisi, Presidenti i Republikës vlerëson maksimalisht këtë marrëveshje si një arritje të rëndësishme me interes për vendin dhe popullin shqiptar.

Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit gjithashtu shpreh mirënjohjen dhe ndaj kontributit të çmuar të dhënë nga miqtë evropianë dhe amerikanë të Shqipërisë.

Në respekt të Kushtetutës dhe dispozitave të Kodit Zgjedhor, si dhe bazuar në kërkesën e krerëve të mazhorancës dhe të opozitës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare dhe të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, pjesë e kësaj marrëveshje politike, Presidenti i Republikës vendosi të miratojë këto kërkesa, si vijon:

  • Ndryshimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, më 25 qershor 2017. Theksojmë se kjo datë i përket ditës së dielë të fundit të periudhës zgjedhore të parashikuar në Kodin Zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
  • Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka vendosur të dekretojë të njëjtën datë, 25 qershor 2017 dhe për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë.

 

* * *

D E K R E T

PËR NJË NDRYSHIM NË DEKRETIN NR. 9883, DT. 05.12.2016 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN”

 

Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit         nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Neni 1, i dekretit nr.9883, dt.05.12.2016 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”, ndryshohet si më poshtë :

“Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 qershor 2017”

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Nr. Dekreti 10351

Tiranë më 21.05.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

* * *

 

D E K R E T

PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË

 

 Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 10, pika 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të nenit 3, pika 3 të ligjit Nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”

 

D e k r e t o j

 

Neni 1

 

Caktimin e datës 25 Qershor 2017, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tiranë.

Neni 2

 

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Nr. Dekreti 10352

Tiranë më 21.05.2017

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

 

 

BUJAR NISHANI

 

Njoftimi

“Sot në orën 11:00 konferencë për shtyp”. Ky është që ka shpërndarë presidenca, duke lajmëruar kështu për një konferencë për shtyp në orën 11:00.

“Ju njoftojmë se sot dt. 21 maj 2017, ora 11:00, do të ketë një Deklarate për shtyp të Institucionit të Presidentit të Republikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Konferenca që siç kuptohet nga njoftimi për mediat nuk do të jetë nga Presidenti Nishani, por nga një prej vartësve të tij, vjen një ditë përpara mbledhjes së Kuvendit, ku do të dërgohen në Presidencë emrat e ministrave që do të shkarkohen dhe 6 ‘teknikët’ që do të propozojë Partia Demokratike.

Pas marrëveshjes së arritur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, u vendos që të shtyhet dita e zgjedhjeve nga 18 më 25 qershor.

Por edhe pse ka një pakt mes dy partive të mëdha politike, në fuqi ka një dekret të presidentit Bujar Nishani që duhet ndryshuar. Mund të jetë kjo arsyeja e konferencës?

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.