DOSSIER

FOTO/ Brenda Shtëpisë me Gjethe, nga ku regjimi komunist përgjonte Tiranën

20:34 - 22.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Objekti i ish Selisë së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit (Objekti i Gjethit) i është nënshtruar 3 ndërhyrjeve thelbësore, sipas Ministrisë së Kulturës, që njofton se muzeu do të hapet të martën.

 

  1. Punimet e restaurimit: Vlera e investimit: 16.180.000 lek me tvsh
  2. Punimet mekanike dhe elektrike: Vlera e investimit: 10.800.000 lek me tvsh
  3. Punimet per muzealizimin : Vlera e investimit: 48.000.000 lek me tvsh

 

Ky muze është i ndarë në disa sektorë që trajtojnë aspekte të ndryshme të veprimtarisë së kryer në këtë shtëpi që prej ndërtimit të saj në fillim të viteve ‘30-të dhe deri në vitin 1991.

Prologu

Në hyrje të muzeut, Prologu trajton rrugëtimin historik të Shtëpisë me Gjethe. E ndërtuar fillimisht si klinikë lindje dhe e shndërruar më pas në një ndërtesë që prodhonte mister dhe frikë.

Sektori 01 – Çimka dhe krijesa të tjera

Teknika është neutrale vetëm kur nuk vihet në përdorim. Përgjimi elektronikë është një teknike që përdoret për të kontrolluar njerëz. Nga lloji i regjimit varet se për çfarë kontrollohen. Si të jetë regjimi, ashtu është edhe përgjimi.

Sektori 02 – Mikrofonët e gjallë

Puna e përgjimit elektronikë është e lidhur ngushtë me bashkëpunëtorët e sigurimit të shtatit, me mikrofonët e gjallë. Zakonisht, këta u paraprinin me informacion mikrofonave elektronikë dhe, në mjaft raste, kanë qenë bartës çimkash për t’u arrestuar.

Sektori 03 – Ç’është armiku

Përfytyrimi mbi armikun përcakton mënyrat e kontrollit dhe represionit.

Anasjelltas, këto mënyra ushqejnë dhe pëforcojnë përfytyrimin mbi armikun. Rreth vicioz i dinamikës totalitare.

Sektori 04 – Armiku i jashtëm

Përgjimi i shtetasve të huaj përbënte në thelb një zgjatim të kontrollit dhe represionit brenda vendit. Një veçori e diktaturës komuniste në Shqipëri ka qenë vetizolimi përhere e më i plotë nga bota duke e shpallur Shqipërinë të vetmin vend socialist në botë, i cili gjendej nën rrethim dhe përbenta aktivitetin e dy superfuqive dhe të blloqeve të tyre:

Njëkohësisht, në mendësinë totalitare të kohës, armiku i jashtëm paraqitej si i pandashëm nga armiku i brendshëm. Tek e fundit, vetizolimi synonte mbajtjen e shoqërisë shqipëtare nën kontroll total.

Sektori 05 – Intermezzo

Nën regjimin komunist, jeta private ka qenë krejt e pambrojtur nga ndërhyrja e shtetit: ngaqë ideologjia kishte një karakter kolektivist dhe ngaqë partia – shtet ishte e gjithfuqishme.

Sektori 06 – Jeta e përditshme

Vëzhgimi është përdorur ndaj t gjitha shtresave dhe kategorive shoqërore, sepse asnjëra prej tyre nuk ishte e garantuar nga përndjekja, me përparësi ndaj asaj shtrese apo kategorie që shihej si potencialisht e rrezikshme në një moment të dhënë. Një fjalë, një këngë, një takim i rastësishëm, fare mirë mund të quheshin veprimtari armiqësore.

Sektori 07 – Zëra nga e kaluara

Janë zëra te kapur dekada më parë me përgjim elektronikë. Por nuk mund të jenë objekt kureshtje. Vijnë nga terri, nga humnera. Pavarsisht prej fjalëve që thonë, janë zëra që ftojnë për një refleksion mbi të kaluarën.

Sektori 08 – Panoptikon – panakustikon

Mund të përkthehet si “vendi ku mund të shohësh dhe të dëgjosh gjithçka”. Kuptimi tjetër i fjalës së parë, sipas së cilës është ndërtuar edhe e dyta, është ai i një burgu ideal, të konceptuar mëse dyqind vjet më parë nga filozofi utilitarist Jeremy Bentham. Utilitaristët nuk besonin në utopinë e një shoqërie të përsosur.

Një utopi e tillë ishte edhe komunizmi. Pretendimet për ta realizuar sollën shoqërinë e kontrollit total, në ngjashmëri me burgun e Bentham-it.

Sektori i Fundit – e kaluara e pakryer

“E kaluara nuk vdes kurrë. Madje as e kaluar nuk është”

William Faulkner

“Në atë masë që e kaluara vërtet mund të ‘kapërcehet’, kjo arrihet vetëm duke rrëfyer çfarë ka ndodhur”

Hannah Arendt


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.