AKTUALITET

Foto/ Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ul flamurin grek në Kranë të Delvinës

17:47 - 22.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sot, në mëngjes rreth orës 6:00 aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, të prirë nga kryetari i saj Tahir Veliu ulën dhe i’a vunë zjarrin flamurit grek në fshatin Kranë të Delvinës, që një javë më parë ishte ngritur nga përfaqësues të organizatave ekstremiste-terroriste të Greqisë, si Agimi i Artë, SFEVA, PSIVA dhe ES1914, ku morri pjesë edhe poeti dhe shkrimtari i dënuar në vitin 1994 për terrorizëm Vangjel Papakristo, në praninë e të cilit ekstremistët fashist grek ngritën edhe flamurin terrorist të aneksimit të jugut të Shqipërisë.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar pak ditë më parë kishte paralajmëruar kundërpërgjigje ndaj provokimeve të ekstremistëve grekë.”Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka vepruar dhe do të veproj ndaj çdo provokimi dhe në asnjë çast nuk do të lejoj fqinjët tanë shovinistë të cenojnë integritetit dhe sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është e gatshme t’u kundërpërgjigjet me reciprocitet të plotë të gjithë armiqve të kombit shqiptar,” deklaroi kryetari i LSHB-së, Tahir Veliu.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar gjithashtu ka dëmtuar edhe përmëndoren e terroristit grek Thimio Lolis, i cili në vitin 1914 kreu masakra në jugun e Shqipërisë, dhe më 1944 mori pjesë me Zervën në masakrat në Çamëri. Që nga viti 2010 Vangjel Dule dhe Vasil Bollano kanë vendosur ilegalisht përmendoren e këtij terrroristi në Kranë të Delvinës.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Per sa ndodhi ne fshatin Krane,eshte nje loje provokative e grupeve ultra-nacionaliste ,antishqiptare te cilat njekohesisht duan te minojne marredheniet vellazerore qe jane krijuar keto vite te tranzicionit politiko-ekonomik midis dy Shteteve dhe Popujve Tane!Por Minoriteti Grek ne vecanti ,nuk ka patur nevoje per “kasnece”te tille ne marredheniet tona dypaleshe ,te farketuara nder Shekuj,pa ju bindur as extremeve religjionare!Por elementet servile,qe per ndonje pagese simultante,apo privilegj privat,nuk kryejne detyren e tyre Kushtetuese,Ligjore Shteterore,por heshtin para veprimeve te tilla te qellimshme,duhet te behen objekt i Kontrollit Administrativ Shteteror dhe Shoqerise Civile ! Marrredhenieve Tona Dypaleshe ,nuk mundet tu vene “carqe “keta minj arrash”Historikisht kemi mbajtur njeri -Tjetrin ne momentet me te veshtira !Flamujte jane simbole Shtetesh e Kombesh,dhe ka Ligj e Rregulla ceremoniale per ngritjen e tyre,por askush nuk duhet te kaloje kompetencat,per te provokuar Krisje plotike dhe konflikte me prapaskena te errta irredentiste!

    Përgjigju ↓