Horoskopi

Horoskopi i datës 22 maj 2017

07:41 - 22.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Të nxitur nga Hëna dhe Venusi në shenjë, alternoni faza dinamizmi intensive me periudha çlodhje të këndshme. Efektivitet në punë. Mos u tregoni kokëfortë të pretendoni se të gjithë i respektojnë parimet tuaja, lejoni lirinë e zgjedhjes.

DEMI

Ekziston mundësia që të mos shpreheni ashtu siç duhet në punë. Megjithatë, keni në dorë një zgjidhje që mund të përgjysmojë përpjekjet. Marrëdhënia në çift ka nevojë të vazhdueshme për stimuj: propozoni diçka të re, ndryshe nga aktivitetet e zakonshme.

BINJAKËT

Një miqësi e fortë është gati të transformohet në diçka tjetër. Vendimin e vështirë do ta merrni ju, nëse jeni të pavendosur, pranoni këshilla nga një i afërm. Krijues në punë, madje gjenial, por si të gjithë gjenitë jeni të çrregullt: tavolina juaj e punës është një kaos i vërtetë!

GAFORRJA

Perspektivat për ndryshime duket sikur janë gjithnjë e më afër dhe realiste. Nuk i kërkoni ju, nganjëherë duket sikur po bien nga qielli. Jetoni me shqetësimin se nuk do arrini të dominoni transformimet në të ardhmen.

LUANI

Mbështesni dëshirën për të ndryshuar vend. Larg nga ambienti i zakonshmen, sot mund të ndodhë diçka e këndshme dhe emocionuese. Para një oferte, megjithëse lajkatuese, mos humbisni sensin e realitetit dhe vlerësojeni me shumë kujdes.

VIRGJERESHA

Shikoni thelbin e problemit dhe përpiquni të përqendroheni më shumë te substanca sesa forma. Në fund do ta kuptoni se kjo është strategjia fituese. Financat mirë. Do jeni shumë të vendosur të përfitoni nga një mundësi e re që ju ofrohet.

PESHORJA

Me një objektiv të qartë por të vështirë për t’u arritur para jush, ideja për të plotësuar dëshirat e të tjerëve ju duket humbje kohe. Reflektoni mbi projektet tuaja, nëse konkurrenca po përpiqet shumë, do të thotë se janë shumë të vlefshme!

AKREPI

Fokusi te puna, çdo gjë mund të ndodhë brenda pak orësh. Për sa i përket pozicionit tuaj, jeni në pritje të informacioneve të rëndësishme. Fati ju favorizon duke ju treguar rrugën dhe personat e duhur që duhet të kontaktoni.

SHIGJETARI

Shumë surpriza dhe ndonjë e papritur në dashuri, por në fund të fundit kjo është ajo që ndodh zakonisht, asnjëherë nuk e dini se çfarë ju pret. Simpatia, përshtatja dhe shpirti i aventurës janë karakteristikat më të mira që pasqyroni.

BRICJAPI

Me Hënën, Venusin dhe Jupiterin që ju bëjnë të dëshironi të pamundurën, jepni një tërheqje energjike traditave, duke ndryshuar zakonet dhe paraqitjen. Do shfaqni pak nervozizëm të shkaktuar nga të papriturat në familje, pas të cilave do humbisni shumë kohë.

UJORI

Një frymë optimizmi do përmirësojë humorin tuaj. Mirëqenia e jashtme që rrezatoni do jetë ngjitëse dhe miqtë do jenë shumë të interesuar. Çifte të lumtura si në përralla. Beqarët do shijojnë takime të këndshme në shoqëri të ëmbël.

PESHQIT

Argumenti i ditës do jenë financat. Ashtu si humori juaj, financat shkojnë lart e poshtë, pjesërisht për shkak të faturave, pjesa tjetër nga blerjet e shumta. Nëse keni kohë që mendoni të prenotoni pushimet tuaja, rasti i duhur mund të jetë pikërisht sot.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.