Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot shkarkimet dhe emërimet e 6 ministrave teknikë dhe zv/kryeministrit, të propozuara një ditë më parë nga kryeopozitari Lulzim Basha dhe pranuar më pas edhe nga kryeministri Edi Rama.
Kështu, zëvendëskryeministër në vend në Niko Peleshit, i cili u lirua nga kjo detyrë, është emëruar Ledina Mandija.
Shkarkohet Fatmir Xhafaj, emërohet Dritan Demiraj si Ministër i Brendshëm.
Ogerta Manastirliu shkarkohet si Ministre e Shëndetësisë, ulet në këtë post Arben Beqiri.
Olta Xhaçka është emri tjetër që lë postin si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe emërohet në këtë detyrë Xhulieta Kërtusha.
Arben Ahmetaj lirohet si ministër i Financave, dhe emërohet Helga Vukaj.
Lindita Nikolla, shkarkohet si ministër i Arsimit dhe Sportit, dhe emërohet Mirela Karabina.
Petrit Vasili, si ministër i Drejtësisë zëvendësohet nga Gazment Bardhi.
Lexo KETU, jeteshkrimet e te gjithe ministrave te rinj.
DEKRETET E PLOTA
D E K R E T
PËR
SHKARKIM ZËVENDËSKRYEMINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10353
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
D E K R E T
PËR EMËRIM ZËVENDËSKRYEMINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Ledina Mandija, emërohet Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10354
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
D E K R E T
PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Fatmir Xhafaj, ministër i Punëve të Brendshme, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10355
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
D E K R E T
PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Dritan Demiraj, emërohet ministër i Punëve të Brendshme.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10356
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
D E K R E T
PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
De k r e t o j
Neni 1
Zonja Ogerta Manastirliu, ministër i Shëndetësisë, shkarkohet nga
kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10357
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
D E K R E T
PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Arben Beqiri, emërohet ministër i Shëndetësisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10358
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHAN
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Olta Xhaçka, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10359
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
D E K R E T
PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Xhulieta Kërtusha, emërohet ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10360
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
D E K R E T PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Arben Ahmetaj, ministër i Financave, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10361
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
D E K R E T PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Helga Vukaj, emërohet ministër i Financave.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10362
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
D E K R E T PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Lindita Nikolla, ministër i Arsimit dhe Sportit, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10363
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
D E K R E T
PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Mirela Karabina, emërohet Ministër i Arsimit dhe Sportit.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10364
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
D E K R E T
PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Petrit Vasili, ministër i Drejtësisë, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10365
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
D E K R E T PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Gazment Bardhi, emërohet Ministër i Drejtësisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10366
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI