Kryesore

E plotë/ Nishani dekreton “qeverinë teknike”, kush ikën e kush vjen në karriget e ministrave

12:18 - 22.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot shkarkimet dhe emërimet e 6 ministrave teknikë dhe zv/kryeministrit, të propozuara një ditë më parë nga kryeopozitari Lulzim Basha dhe pranuar më pas edhe nga kryeministri Edi Rama.

Kështu, zëvendëskryeministër në vend në Niko Peleshit, i cili u lirua nga kjo detyrë, është emëruar Ledina Mandija.

Shkarkohet Fatmir Xhafaj, emërohet Dritan Demiraj si Ministër i Brendshëm.

Ogerta Manastirliu shkarkohet si Ministre e Shëndetësisë, ulet në këtë post Arben Beqiri.

Olta Xhaçka është emri tjetër që lë postin si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe emërohet në këtë detyrë  Xhulieta Kërtusha.

Arben Ahmetaj lirohet si ministër i Financave, dhe emërohet Helga Vukaj.

Lindita Nikolla, shkarkohet si ministër i Arsimit dhe Sportit, dhe emërohet Mirela Karabina.

Petrit Vasili, si ministër i Drejtësisë zëvendësohet nga Gazment Bardhi.

 

Lexo KETU, jeteshkrimet e te gjithe ministrave te rinj.

 

DEKRETET E PLOTA

D E K R E T

PËR

SHKARKIM  ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë,    shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10353

Tiranë, më  22 Maj 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

D E K R E T

PËR   EMËRIM ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Ledina Mandija, emërohet Zëvendëskryeministër i Republikës së   Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10354

Tiranë, më 22 Maj 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

D E K R E T

PËR SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Fatmir Xhafaj, ministër i Punëve të Brendshme, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10355

Tiranë, më  22 Maj 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

D E K R E T

PËR EMËRIM  MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

 D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Dritan Demiraj, emërohet ministër i Punëve të Brendshme.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10356

Tiranë, më 22 Maj  2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

D E K R E T

PËR   SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

De k r e t o j

Neni 1

Zonja Ogerta Manastirliu, ministër i Shëndetësisë, shkarkohet nga

kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10357

Tiranë, më  22 Maj  2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

D E K R E T

PËR   EMËRIM  MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

 

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Arben Beqiri, emërohet ministër i Shëndetësisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10358

Tiranë, më 22 Maj 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHAN

 

DEKRET  PËR  SHKARKIM  MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

 D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Olta Xhaçka, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10359

Tiranë, më 22 Maj 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

D E K R E T

PËR   EMËRIM  MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Xhulieta Kërtusha, emërohet ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10360

Tiranë, më 22 Maj 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

D E K R E T   PËR    SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Arben Ahmetaj, ministër i Financave, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10361

Tiranë, më 22 Maj 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

D E K R E T   PËR   EMËRIM  MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Helga Vukaj, emërohet ministër i Financave.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10362

Tiranë, më 22 Maj  2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

D E K R E T  PËR    SHKARKIM  MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Lindita Nikolla, ministër i Arsimit dhe Sportit, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10363

Tiranë, më 22 Maj 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

D E K R E T

PËR  EMËRIM  MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

 D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Mirela Karabina, emërohet Ministër i Arsimit dhe Sportit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10364

Tiranë, më  22 Maj 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

D E K R E T

PËR  SHKARKIM  MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Petrit Vasili, ministër i Drejtësisë, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10365

Tiranë, më 22 Maj 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

D E K R E T   PËR    EMËRIM  MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

 D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Gazment Bardhi, emërohet Ministër i  Drejtësisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10366

Tiranë, më 22 Maj 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.