SPORT

Foto/ Flamujt Shqipëri-Kosovë në 8848 metra lartësi. Kush është shqiptarja në majë të Everestit

15:15 - 23.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Uta Ibrahimi është alpinistja shqiptare që ka prekur majën e Everestit, pikën më të lartë të globit. “Jam shumë e lumtur”, shkruan në “Facebook”-un e saj Ibrahimi që ka shkelur majën e Himalajave, dje më 22 maj.

Uta Ibrahimi është gruaja e parë shqiptare që ka arritur këtë maje dhe kësisoj do të mbetet përgjithmonë në histori.

Alpinistja Uta Ibrahimi, ka ditë që ishte nisur për në Himalaya. Qëllimi i ekspeditës ishte ngjitja e disa majave si dhe majës më të lartë të rruzullit tokë, Maja Everest, 8848 metra lartësi mbidetare. E pikërisht këtë qëllim edhe e mbërrijti Uta, e cila dje në orën 05:05 të mëngjesit arriti majën Everest bashkë me ekipin në të cilin ndodhej ajo, shkruan KultPlus.
Uta Ibrahimi është gruaja e parë shqiptare që ka arritur këtë maje dhe kësisoj do të mbetet përgjithmonë në histori.
Ju sjellim emrat e pjesëtarëve të ekipit të cilët mbërritën sot në Majën Everest:
Tendi Sherpa
Suman Gurung
Bijay Ghimre
Naëang Pasang Sherpa
Gyaljen Sherpa.

Çfarë shkruante Uta më 12 maj rrugës për në Everest

për krejt, që m’keni ba me e dasht nanën natyrë, m’keni dhan dashni e përqafime, guxim e besim, nëpër ekspeditatat tona të shumta për 6 vjet … e më së shumë për ata që kan besu në andrren tem edhe m’kan bo edhe ma të fortë … drejt realizimit të saj!

‘jeta, asht sfidë me vetën’ asht msimi jem për këto 50 ditë të ngjitjeve të mija të vështira nëpër lartësi të mëdhaja mbidetare, nëpër #Himalaya ….
ju falemderoj, veq e veq, prej zemrës, secilin …

përpara, asht faqja Jugore e Majës më të Lartë të Rruzullit Tokë, Everest 8840m, ( kamp 3 dhe 4) e cila për pak ditë do të na e hap derën.

GSH.al


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kurse Qeveria e Kosoves , Ministria e Kulturës , shkaku i mjeteve materijale , u pamundesoi edhe dy shqiptareve te tjere te Kosoves ta shkelin majen e Mont Everestit
    Shkuan vetm dy persona njera nga te cilat ishte vajza nga Peja , UTA IBRAHIMI….njisoj si Majlinda Kelmendi ne xhudo …BRVO UTA , BRAVO…Te lumte …!

    Përgjigju ↓