DOSSIER

Rama uron “Mirëmëngjesi” me Muzeun e ri të Gjetheve: Sot pasdite hapen dyert  

08:35 - 23.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Si çdo ditë edhe sot, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka uruar “Mirëmëngjesi” ndjekësve të tij. Këtë herë, ai e ka nisur ditën me Muzeun e ri të Gjetheve, që siç bën të ditur Rama, godina e të cilit (ish-Shtëpia e Përgjimeve, Tiranë) më 2013 ishte një karakatinë, ndërsa sot një tjetër hapësirë europiane.

“Pas Marubit në Shkodër, Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, Muzeut Arkeologjik në Durrës, BunkArt 1 e BunkArt 2, ky është muzeu i gjashtë në vetëm 3 vjet e gjysmë, që çel dyert sot mbasdite për publikun vendës e të huaj. Nuk kemi bërë mrekulli. Por krahasuar me zero godina të tilla në çerekshekullin para këtij mandati, e me plagët e rrënimit të trashëguara prej atij çerekshekulli, ashtu si në çdo fushë, kemi bërë vërtet shumë”, – ka shkruar ndër të tjera Rama.

Ja statusi i plotë

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me Muzeun e ri të Gjetheve, godina e të cilit (ish-Shtëpia e Përgjimeve, Tiranë) më 2013 ishte një karakatinë, ndërsa sot një tjetër hapësirë europiane

Pas Marubit në Shkodër, Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, Muzeut Arkeologjik në Durrës, BunkArt 1 e BunkArt 2, ky është muzeu i gjashtë në vetëm 3 vjet e gjysmë, që çel dyert sot mbasdite për publikun vendas e të huaj.

Nuk kemi bërë mrekulli. Por krahasuar me zero godina të tilla në çerekshekullin para këtij mandati, e me plagët e rrënimit të trashëguara prej atij çerekshekulli, ashtu si në çdo fushë, kemi bërë vërtet shumë.

Por, kjo është prova e rradhës se sa shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj nuk do të rreshtim së punuari me të njëjtën forcë e vendosmëri që luftuam për Vetingun, për të ndërtuar #ShqipërinëQëDuam   me #Shtet  #Punë  #Mirëqenie


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.