Show-Bizz

Kika: Në burg bëra haremin tim me djem

09:00 - 24.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Gerilina KODHELI




Vetëm pak kohë më parë, një nga ish-konkurrentët e “Big Brother Albania” pushtoi kopertinat e mediave rozë, pas akuzave për prostitucion. Kreshnik Husaj, i njohur nga të gjithë si Kika i “Big Brother” u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila pretendoi në polici se ai e kishte detyruar të shkonte me meshkuj të tjerë në Prishtinë, kundrejt pagesës. Dëshmi në mbështetje të vajzës, me emrin Vlora Tahiri, rrëfenin se Kika e kishte shfrytëzuar ish-gruan që të prostituonte për 30 euro. I arrestuar nga policia e Kosovës, Kika qëndroi për disa muaj në qeli, në burgun e Pejës, derisa çështja kundër tij ende nuk ka përfunduar. Por sot, që kanë kaluar disa muaj nga ngjarja, Kika është në listat e kandidatëve për deputetë në Kosovë. I njohur edhe si djali i kryetarit të Komunës së Pejës, Kika ka treguar prej kohësh ambiciet e tij për politikën. Dhe gjasat janë të gjitha që ish-banorin e “Big Brother” ta shohim në Parlament pas 11 qershorit, pasi ai kandidon në radhët e boshnjakëve dhe ky komunitet, së bashku me atë serb kanë 20 vende të sigurta në Parlament. Kika renditet i 10-i. Në një intervistë për “VIP Pages”, ish-banori i “Big Brother” rrëfen synimin e tij për t’u zgjedhur si një nga deputetët e Kosovës, ndërsa tregon se në tetor do garojë edhe në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Pejës, ku shpreson që të bëhet kryetar i saj. Ish-banori i “Big Brother” flet edhe për akuzat e ish-bashkëshortes së tij Vlora Tahiri, kohën e qëndrimit në burg dhe “haremin” e tij në qeli.


Kika, emri yt është në listat e kandidatëve për deputetë të Kosovës. Si u përfshive në politikë?
Unë i dua sfidat. Këtë vit do sfidohem dy herë politikisht, në këto parlamentare, që janë më 11 qershor dhe ato për kryetar të Pejës, në tetor 2017. Po shkon mirë, faleminderit njerëzve për besimin. Unë jam futur për të fituar, por është në dorën e qytetarëve të Republikës së Kosovës fitorja ime.
Po nëse zgjidhesh si deputet, do lësh kandidaturën si kryetar komune?
Jo, nuk do ta lë, për hir të qytetit tim dhe do vazhdoj të punoj fuqishëm që t’i prek majat e suksesit në politikë, aty ku kam premtuar edhe më parë.
Pse në listat e boshnjakëve?
Sepse komuniteti boshnjak ka insistuar të më ketë në lista. Kryetari Hilmo Kandiq, nga BSDAK, ka negociuar plot dy vjet që të jem aty. Jemi 22 shqiptarë në listat boshnjake.
Thuhet se 20 deputetë janë të sigurt nga minoritetet dhe ti je i 11. E ke fitoren të sigurt?
Unë jam futur për të fituar dhe 11 qershori do dëshmojë se Kika me numrin 11 do jetë në parlament.


Pse në politikë? Një personazh si ty, konkurrent në “Big Brother”, i impenjuar fushën e modës…?
Është folur shumë, por Kika është me qytetarët. Unë kam pritur edhe banorët e tjerë të “Big Brother” nga Kosova që të kandidojnë për deputet, por ja që po mbetem i vetmi, si kontravers në këtë garë.
Mendon se je i favorizuar si kandidat për komunën e Pejës, meqë babai yt ka qenë kryetar?
Peja do ketë Kikën kryetar, këtë jua siguroj, në tetor.
Sa të ka ndihmuar babai në rrugën tënde në politikë?
Ai është frymëmarrja ime dhe këshillat e tij janë opsioni im.
E ndjek “Big Brother” këtë vit? Çfarë mendimi ke për banorët?
Po, e shoh me nostalgji. Më besoni që çdo të shtunë ia kushtoj “Big Brother” dhe se më pëlqejnë. Pak ndryshe, por e kapur si ide. Nga banorët prisja të shihja ndonjë çun seksi aty, por mirë, jo keq.


Kush të pëlqen prej tyre? Cili mendon se është djali më seksi?
Të mirë janë. Më pëlqen tropojani. Danjeli dhe Olsi janë të mirë për lojën, ndërsa Musa duket si gay (qesh). Nga fytyra duket Olsi, nga trupi Danjeli, kombinacion i mirë do ishte për çdo aspekt.
Po vajzat?
Respekt për femrën e tropojanit dhe Florentinën. Janë vajza super në këtë format, shumë luftëtare.
Kika, çfarë ka ndodhur me Vlorën, ish-gruan tënde? Janë me baza akuzat e saj?
Aktakuza e Vlorës është një falsitet në vete. E mira është që drejtësia do të triumfojë. Njerëzit e njohin veten, kështu është kur do të marrësh vëmendje në kurriz të tjetrit.
Ende nuk ka mbaruar procesi?
Jo, akoma. Jemi në pritje të vendimit përfundimtar. Presim, por diçka ta dini, se e vërteta do të triumfojë, sepse aktakuzë pa dëshmi, aktakuzë me shpifje, shteti nuk i procedon. Fitorja pres të buzëqeshë në krahun tim.
Mendon se të dëmton në karrierën tënde në politikë kjo histori?
Aspak, sepse Kika njihet nga njerëzit. Shoqëria më njeh dhe më besoni se jam më i fuqishëm dhe më i përkrahur se më parë.


Sa kohë qëndrove në burg? Ishte e vështirë?
Koha në burg ishte aventurë e papërshkruar. Kisha haremin tim brenda, por me djem (qesh). Ëndërr që nuk dua të përsëritet. Tre muaj ikën, por në burg mësova se sa e shenjtë është liria.
Ka ndonjë të vërtetë nga ato që ka thënë Vlora për ty?
As që merrem me atë që ka thënë. Nëse do të ishin të vërteta, nuk do kisha pasur guximin as karakterin që të përballesha me këto që përballem sot, zgjedhje, spektakle, etj..


Vesa? Je i lidhur me të? Është e vështirë ta rrisësh vajzën i vetëm si baba ‘single’?
Vesa është jeta ime, është dashuria ime, dielli im. Nuk është e vështirë. Vesa ka gjithë njerëzit që e duan pranë, gjyshin, gjyshen, Kikën, është e angazhuar në kopsht. E kam shpirt, është ajo që më shëron çdo plagë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.