Intervista

Pse nuk pati koalicion PS-LSI? Meta: Nuk pati ftesë serioze, vetëm mistrecllëqe!

21:45 - 24.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish kreu i LSI, Ilir Meta tha se nuk pati asnjë ftesë nga Partia Socialiste për koalicion parazgjedhor. Në Studio e Hapur me Eni Vasilin, Meta tha se LSI doli e vetëm në zgjedhje pa dhënë asnjë përgjigje negative për PS, nga e cila erdhën vetëm ngacmime dhe mistrecllëqe.

“Nuk ka pasur një ftesë serioze nga lidershipi i PS për LSI. Mund të ketë deklarata kështu, që i bëjmë 71 mandate edhe pa LSI ose pa PDIU, por mirë është të vijnë edhe ato. Ka pasur ngacmime apo mistrecllëqe. Ne kemi qenë korrektë dhe ne kemi qenë të qartë që do shpreheshim për koaliconin kur të përfundonte mandati i këtij koalicioni dhe reforma zgjedhore. Dhe LSI ka qene e hapur edhe të bëhej një bilanc për një koalicion të ri.

Ju nuk keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë JO. As publikisht dhe as informalisht kjo nuk është refuzuar” u shpreh Meta duke hedhur poshtë deklaratat e Ramës që iu ka thënë deputetëve të PS se LSI refuzoi koalicionin me PS.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.