Tech

“Deutsche Welle”: Kryeministri Edi Rama çuditi gazetarët e Ballkanit me veshjen e tij

15:52 - 25.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përfaqësuesja e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini takoi mbrëmë në Bruksel liderët e vendeve të Ballkanit.

Një takim përgatitor për samitin e Triestes dhe shans për shqyrtimin e perspektivës evropiane.

Shqipëria dhe Kosova u përfaqësuan në këtë takim joformal me kryeministrat në detyrë, Edi Rama dhe Isa Mustafa, Serbia me një kryeministër që së shpejti do të marrë postin e Presidentit, ndërsa Maqedoninë e përfaqësoi mandatari i qeverisë së re, Zaev.

Vendet e vetme të përfaqësuara me kryeministra “të plotfuqishëm”, ishin Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Por përfaqësuesja e BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini pretendon që edhe në këtë format të nxisë procesin e bashkëpunimit rajonal dhe të kontribuojë në zbutjen e problemeve të shumta mes vendeve atje.

Informaliteti i Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, erdhi në takim  me veshje joformale dhe nuk dha ndonjë deklaratë para takimit me Mogherinin. Por veshja e tij joformale la përshtypje të madhe tek të gjithë gazetarët e shumtë nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe ishte ndër temat më të komentuara anësore.

Pas darkës së përbashkët me Mogherinin, Isa Mustafën nga Kosova, Aleksandar Vuçiqin nga Serbia, Denis Zvizdiqin nga Bosnje-Hercegovina, Zoran Zaevin nga Maqedonia dhe Dushko Markoviqin nga Mali i Zi, kryeministri i Shqipërisë në veçanti nënvizoi nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

Shqipëria do të kërkojë me një zë hapjen e negociatave

Sa i përket çështjeve të brendshme në Shqipëri, Rama tha se nuk është biseduar për to. “Por pas zgjedhjeve të 25 qershorit, qeveria dhe opozita do të kërkojnë me një zë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”. Rama tha se nuk mjafton vetëm vullneti i vendeve të Ballkanit për afrim me BE, por edhe Evropa duhet ta tregojë këtë vullnet. Sa i përket Shqipërisë dhe rrugës së saj në këtë drejtim, ai mendon se dy momente janë shumë të rëndësishme: zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri dhe zgjedhjet në Gjermani, më 24 shtator./DW


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.