Horoskopi

Horoskopi i datës 25 maj 2017

07:48 - 25.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Çifti Pluton-Uran që ju mbështet, ju dhuron intuitë të jashtëzakonshme. I perceptoni dëshirat e njerëzve dhe u dilni përpara me entuziazëm. Në negociata dhe komunikim vazhdoni të keni mbarësi: kontakti me publikun stimulon ide të reja.

DEMI

Në kontakt me publikun jeni gjithmonë të preferuar, buzëqeshja juaj lehtëson barrën dhe shkrin pakënaqësitë e atyre që janë në pritje. Do të kaloni një mbrëmje shumë të bukur dhe argëtuese në shtëpinë e miqve tuaj.

BINJAKËT

Pavarësisht të gjithave, Hëna ju flet për të punuar. Për fat të mirë, çifti Mërkur-Neptun ju mbështet me një përzierje të mrekullueshme të arsyes dhe intuitës. Një bisedë e këndshme, ku ndjenjat shprehen hapur, ndihmon në marrëdhëniet në çift.

GAFORRJA

Nuk do të jeni në humor të mirë nga ndikimi i Hënës. Çifti Mërkur-Neptun do të jetë armiqësor, ndërsa perceptimet dhe fantazitë ju nxjerrin jashtë rrugës së qëllimit kryesor. Rreziku në dashuri është të synosh për shumë lart, sidomos nëse jeni ende beqarë.

LUANI

Do të keni krijimtari të rafinuar. Arti, fotografia dhe muzika nuk janë thjesht hobi, por mund të kthehen në mundësi profesioni. Çifti Mërkur-Neptun ju mbështet. Do të keni shumë energji, pasion dhe besim në aftësitë tuaja krijuese.

VIRGJERESHA

Udhëtime dhe lëvizje të shumta e gjallërojnë ditën tuaj: mund të jeni në tren, aeroplan ose thjesht në makinë, ndoshta për të takuar miq të largët. Partneri është kokëfortë dhe tekanjoz, por tregoni diplomaci duke treguar dakordësi e më pas bëni si të keni dëshirë.

PESHORJA

Do të jetë një ditë e ndërlikuar, nën tërheqjen e Hënës. Edhe çiftin Mërkur-Neptun e keni kundër, duke krijuar zënka në marrëdhënie. Bëni kujdes nga ata që mundohen t’ju mbushin mendjen duke ju premtuar qiellin dhe tokën, sepse nga pas ka një kleçkë.

AKREPI

Nëse kërkoni për persona idealë, nuk duhet të shikoni shumë larg, ndoshta e keni në krah ose jeni në rrugë për ta takuar. Jepuni hapësirë argëtimit dhe lëvizjes së mbrëmjes së ditës së sotme, duke pranuar ftesën e miqve që ju kërkojnë.

SHIGJETARI

Ana e mirë e Mërkurit dhe Neptunit garanton frymëzimin krijues dhe udhëtime në intimitetin e shpirtit. Do t’ju vijnë mesazhe romantike nga larg. Do të keni harmoni në vendin e punës. Nuk do të keni rivalitet me kolegët: shpirti i skuadrës është në interes të grupit.

BRICJAPI

Do të keni frymëzim të shkëlqyer dhe intuita të denja për një detektiv! Instinkti do t’ju japë udhëzimet e duhura për të arritur pa shumë përpjekje drejt suksesit. Do të përjetoni gjallërinë e miqësisë dhe dashurisë, si dhe puna do të ecë: më në fund po filloni të fitoni.

UJORI

Do të mbizotërojë shpirti i skuadrës me kolegët; kur njëri nuk ia del e ndihmon tjetri, pa zili dhe kritika, për të arritur objektivin. Investimet do të duhet të monitorohen: konsultohuni me një ekspert të kësaj fushe. Do të bëni blerje interesante në librari.

PESHQIT

Do të përshkoheni nga ndjenja e të qenit zotërues, ndoshta më shumë një qëndrim sesa një nevojë e thellë: një ekip ju pëlqen të theksoni se ai ose ajo është tashmë pronë private. Do t’i pëshpëritni në vesh partnerit gjëra konfidenciale. Flitet më bukur për dashurinë në intimitetin e shtëpisë suaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.