Intervista

Kryemadhi sulmon Ramën: Premtoi 300 mijë vende pune, por i çoi emigrantë, ka dështuar

22:24 - 25.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Monika Kryemadhi nuk i ka kursyer sulmet për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Nga studio e “Të Paekspozuarit” në “News24” deputetja e LSI-së tha se Rama kishte dështuar. “Gjithë administrata shtetërore ka vetëm 85 mijë vende pune. Unë kam marrë 260 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Çelësi i suksesit tim është që kam një moshë mesatare nga 18-35 vjeç.

Atij që i jep shpresë për punë duhet t’ja japësh. Premtojnë se do të hapin 300 mijë vende pune, dhe nuk i bënë. Bënë pseudo reforma, 300 mijë persona i çuan emigrantë. Ato që premtuam ne i mbajtëm. Ka dështuar PS jo ne. Unë jam fajtore si LSI apo është fajtor Rama? Kam bërë listat e deputetëve që janë 70 % të rinj, edhe pse janë pa eksperiencë dhe të gjithë po i sulmojnë por ama kanë vizion për të ardhmen e vendit dhe për familjen e tyre. Jo të vendosim në vend ende oligarkët që vendosin të tjerët.

Andi Bushati: Ju jeni ende me PS dhe në 25 qershor do të votoni vetëm për këtë aleancë. Qeverisja e Berishës dhe Ramës janë katastrofike.

Monika Kryemadhi: Atëherë jepjani votën LSI. Nëse nuk bashkoheshin në 2009 me Berishën do të bëheshin zgjedhje të lira në vend? Me pak sakrifica zgjidhet gjendja.

Fatos Lubonja: Mund të jeni “Kingmaker” por jo të drejtoni vendin. Duhet të jeni realistë. Është e treta herë që jeni në pushtet, nuk do të bëni opozitë?

Monika Kryemadhi: Reforma në drejtësi nuk do të bëhej po mos të ishte LSI. Që nga 2005 LSI ka arritur një rezultat konstant 60-80 mijë vota. Në 2009 kush i numëroi votat? Si u ndërruan kutitë në Vlorë e në Shkodër. Unë jam pushteti, kam 70 % të votave. Unë iu a kam lënë të rinjve, Kejdi Mehmetajt etj, le të iki Kryemadhi e Meta. Që të kemi një Shqipëri më të mirë me paga më të larta, nuk e them kot se ne e bëjmë. LSI ka mbajtur premtimet për çdo gjë që ka thënë”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. E nderuar Kryemadhi, mendimi juaj, per dergimin ne emigracion te shqiptareve nga qeveria juaj, them se eshte i pakuptomte: Aresyeja nese qeveria dergon ne emigracion me pune qytetaret e saj kur “miku “juaj Berisha i ka shkaterruar vendet e punes qe nga 1991-shi, mendoj se eshte merite. Jashte shtetit punetoret paguhen me shume dhe shikojne nje jete tjeter lloj nga ajo qe e keni servirur ju te LSI-se dhe te PD-se keto kaq shume vite. Urime asaj qeverie qe dergon me kontrata punetore ne vende te tjera, sigurisht urime edhe asaj qeveria qe di te pengoje dhe te flake tej ata liderrrr-shiper qe vetem kane luftuar per mbylljen e vendeve te punes bremda vendit. Mos vazhdoni fushata vetem per te erresuar punet e te tjereve por mundohuni te deklaroni planet tuaja te sakta per te ardhmen. tung. Dibra-Skraparlliu

    Përgjigju ↓