Speciale

Masakra në Vlorë/ Shenja plumbash dhe lule, një ditë më pas në vendin ku u vra biznesmeni dhe drejtori i OSHEE (VIDEO)

17:30 - 25.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Enrik MEHMETI

 

Mbi 15 persona janë shoqëruar për atentatin në Vlorë ku humbi jetën një biznesmen dhe drejtori i OSHEE. Policia e Vlorës konfirmon se Roland Saliu ka qenë viktimë e rastësishme, ndërsa shënjestër ka qenë biznesmeni Mirvjen Hyseni  ndaj po hetohet e shkuara e tij. Grupi hetimor e ka përqendruar punën dhe tek shasia e mjetit që u përdor për atentatit, ndërkohë që ekspertët bazuar në dëshmitë në vendngjarje kanë krijuar një identikit të personit që kreu atentatin.

Biznesmeni Erven Hyseni dhe drejtori i OSHEE në Vlorë Roland Saliu mbetën të vdekur pas të shtënave pasditen e djeshme në një lokal tek “Sheshi i Flamurit”.

Një ditë më pas, në vendin e ngjarjes mund të shohësh lule dhe shenjat e plumbave (videot më poshtë)

Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur ngjarjen  e rëndë. Hetimet janë fokusuar tek makina e gjendur në fshatin Panaja, në dalje të Vlorës.  Bazuar në deklaratat e marra, ekspertët e kriminalistikës në Vlorë kanë bërë një identikit të personit që hapi zjarr me automatik, që mendohet se është rreth 35 vjeç.

Kamerat e hotelit ku ndodhi atentati mafioz kanë fokusuar një person të ri i veshur sportiv, i pamaskuar, por me kapele në kokë, që qetësisht me automatik në dorë afrohet pranë tavolinës ku ndodhej Hyseni dhe qëllon me breshëri.  Autori largohet me shpejtësi duke përfituar nga rrëmuja që ndodh në ato çaste. Roland Saliu rezulton të jetë viktima e rastësishme e atentatit i gjendur fatalisht në vendin dhe kohën e gabuar.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.