POLITIKË

Monika Kryemadhi: Marrëveshja PS-PD favorizon LSI-në

22:43 - 25.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zëvendëskryetarja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi deklaroi se arritja e marrëveshjes PS-PD ka favorizuar LSI-në pasi tani më politika është bërë tre-polare.

Në një intervistë në emisionin “Të pa ekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në televizionin “News 24” ajo deklaroi se tani politika shqiptare është trepolare dhe arritja e marrëveshjes që bëri të mundur regjistrimin e PD-së në zgjedhje nuk e dëmton LSI-së, por e favorizon. “Hyrja e PD-së në zgjedhje është vendim shumë i mirë. Dua të theksoj që marrëveshja e dy partive të vjetra nuk ka të bëj me atentat ndaj LSI-së. Mosregjistrimi i koalicioneve na favorizon. Politika është bërë tre-polare. Po të shihni progresionet aritmetike të votave kuptoni që politika është bërë tre-polare. Kjo e shtensionon sadopak situatën politike.

Ndërsa, sa u përket intrigave ndaj LSI-së, ato e bëjnë më të bukur lojën. Marrëveshjet për mua personalisht, por edhe e LSI nuk i shqetëson fare marrëveshja e dy partive të vjetra. Ajo që mua më shqetëson është se sa thelb kombëtar ka brenda marrëveshja, kjo është shumë e rëndësishme dhe sa do t’i shërbejë kjo vendit për stabilitetit. Dhe nuk më takon mua ta them këtë gjë sepse kjo është një marrëveshje që nuk ka transparencë”, deklaroi zëvendëskryetarja e LSI-së.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. E keqja e ketij vendi eshte kjo me te shoqin e saj, keta jane te paret per vetingun.Njerez qe per interesa te tyre personale se sa per atdhetare te hane mune,te bejne gjemen.Larg prej tyre o popull,therritini mendjes boll boll boll me keta fytyra botoksi qe nderrojne maskat sa here qe jua keron rasti per te vjedhur. Boll, Boll Boll.

    Përgjigju ↓
  2. Ne cdo variant LSI del fituese…cfare ka Amerika , ne te kete edhe Shqipëria … Amerika nji Monike , Shqiperia nji Monike dhe , pike…!

    Përgjigju ↓