POLITIKË

Pa nisur ende fushata/PD denoncon blerjen e votës, ja në cilën zonë bëhet fjalë

16:28 - 25.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pa nisur akoma zyrtarisht fushata elektorale e zgjedhjeve të 25 qershorit, vjen denoncimi i parë nga PD për blerjen e votës. Deputetja demokrate e Korçës, Eleina Qirici, denoncon tentativat nga strukturat politike për blerje vote.

Deputetja Qirici nëpërmjet një statusi në “Facebook”, iu bën thirrje banorëve të qarkut të Korçës të mos negociojnë me votën kundrejt shumave monetare qesharake. Ajo thekson se vota nuk shitet e as nuk do të blihet.

Ndërkohë që pak ditë më parë parlamenti votoi ligjin që ashpërson masat për shitjen e votës, një pikë kjo e marrëveshjes Rama-Basha.

Statusi i plotë i deputetes në Facebook:

Një banor i Qarkut Korçë më informon për tentativë nga një strukturë politike për blerje vote, në disa zona rurale të Qarkut. U bëj thirrje banorëve të Qarkut Korçë që të mos negociojnë me votën, kundrejt një shumë monetare qesharake. Vota nuk shitet, as nuk do të lejojmë të blihet. Vota është dhe duhet të konsiderohet e shenjtë, shprehje e vullnetit politik të gjithkujt, për forcën politike që bind gjithsecilin se ofron strategjinë më të mirë për zhvillim social-ekonomik të vendit.

Do të jemi më të bashkuar se kurrë në betejë të hapur kundër fenomenit të shit-blerjes së votës. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, pa dallim! U bëj thirrje forcave politike të kontribuojmë së bashku për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa nëpërkëmbur dinjitetin e votuesve dhe pa shfrytëzuar në mënyrë të turpshme varfërinë e një pjese të tyre.

#ZgjedhjeTëLira

#StopBlerjesSëVotës

#MeLulzimBashën


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Është një person që bëhet sekser për të ofruar para që votuesit të votojnë PD-në
    Ky është një antar i partisë demokratike. Por znj. Qirici i del.përpara kkëtij lajmi që të mos akuzohet partia e saj ose e Lulit. Pd-ja filloibtë krikojë terren për të justifikuar humbjen. Xha Gorioi

    Përgjigju ↓