Speciale

E premtuan mandatin e parë, programi i PS-së: Shëndetësi falas brenda mandatit të dytë!

20:24 - 26.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Drejt shëndetësisë falas brenda mandatit të dytë. Kjo është një nga pikat që bie në sy gjatë shfletimit të platformës së Partisë Socialiste, me të cilën do të dalin para elektoratit të saj për të prezantuar programin e katër viteve. Mirëpo, a nuk ishte ky një premtim edhe në mandatin e parë?

Gjithsesi në këtë program, Partia Socialiste thekson se mbulimi shëndetësor universal mbetet qëllimi dhe angazhimi për 4-vjeçarin e ardhshëm. “Brenda vitit 2021 shqiptarët do të kenë shërbimet shëndetësore falas. Nën moton ‘shëndet për të gjithë’ ne do të vazhdojmë të promovojmë jetën e shëndetshme, duke rritur investimet në të gjithë sektorët që lidhen me shëndetin”.

Programi për shëndetësinë vijon me premtimin se rasteve urgjente do t’i përgjigjen për 10-15 minuta në zonat urbane dhe 20-35 minuta në ato rurale, duke shtuar se do rinovojnë  flotën e autoambulancave. “Urgjenca mjekësore në territor do  forcohet në kapacitete njerëzore, mjekësore e motorike. Flota e autoambulancave do të rinovohet tërësisht. Thirrjeve të rasteve urgjente do t’u përgjigjemi brenda 10–15 minutave në zonat urbane dhe 20–35 minutave në zonat rurale. Do të rrisim kujdesin për nënën dhe fëmijën, me vëmendje të veçantë për fëmijët me aftësi të kufizuar”.

Në këtë platformë për shëndetësinë, Partia Socialiste, kërkon që asnjë familje shqiptare të mos bjerë në varfëri për shkak të pagesës për kujdes shëndetësor. “Kantieri tashmë i hapur i shëndetësisë do të zgjerohet me vepra të reja të infrastrukturës spitalore, duke shfrytëzuar financimet publike dhe Partneritetin Publik Privat. Do të vijojmë zgjerimin dhe konsolidimin e shëndetësisë elektronike, duke krijuar lehtësi për pacientët dhe profesionistët e shëndetit”, – thuhet në programin e Partisë Socialiste.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.