POLITIKË

Shpërthen Patozi: Falenderoj ata të dy, vendimi për largimin tim u mor 4 vjet më parë

15:08 - 27.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti demokrat Astrit Patozi ka reaguar pas vendimit të Bashës për të mos e futur atë në listën e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit.

Me një mesazh të gjatë postuar në faqen e tij në Facebook, Patozi shpërthen kundër vendimit që e la jashtë listës, duke sqaruar gjithë arsyet e mungesës së tij në vendimin për përfaqësimin e demokrateve në Kuvendin e ardhshëm.

Postimi i Patozit 

ASGJE S’KA NDODHUR NE NJE DITE, GJITHCKA ESHTE SI ME PARE

Kisha shume kohe qe e ndaja me miqtë e mi një lloj neverie për katandisjen dramatike te ambientit politik ne Shqipëri, pa guxuar asnjëherë te mendoja qe edhe unë vete te mos isha pjese e përgjegjësisë. Por pa harruar asnjë çast se për te ardhur deri tek unë radha do te ishte tmerrësisht e gjate. Ne ketë kontekst u kam thëne atyre se për here te pare ne jete kam qene i dyzuar, se nuk e dija tamam ne doja te qëndroja apo te largohesha. Ndoshta për shkak se njeriu e ka te vështire te ndahet nga pasionet e veta apo për shkak te bindjes e forte qe, për sa me ka përkitur kam bere gjene e duhur, te paktën atë qe kam besuar se është e drejte, mesa duket e kisha te vështire qe ta vendosja vete. Ndaj sot i falënderoj njësoj dhe pa asnjë keqardhje te dy ata qe e morën ketë vendim, duke me çliruar nga mëdyshja ime. Natyrisht, edhe nga çdo lloj detyrimi. Ndoshta ka qene një vendim i formes se prere, qe mund te jete marre këtu e katër vjet te shkuara, por kjo nuk ka asnjë rendësi, as për publikun e aq me pak për mua.

Miqtë e mi,

Është me arsye mungesa ime ne listën e kandidateve te Partisë Demokratike, por edhe po te ishte ndryshe, nuk do te kishte qene fundi i botes.
Është finalizim i një procesi te pandalshëm degradimi dhe bjerrjeje vlerash qe nuk ka filluar mbrëmë. Per fatin tim te mire unë nuk kam pritur qe te flas sot për te gjitha këto, por e kam bere ne vijimësi, kudo ku me është dhëne mundësia, ndonëse me shume, shume vetëpërmbajtje. Arsyeja e vetme per te qene i rezervuar lidhej thjesht me ndjesinë e njeriut qe kërkonte te shpëtonte shtëpinë e vet, duke e riparuar nga brenda.
Per ironi te fatit, paralajmërimin e fundit per sa ndodhi ma dha kryekundershtari yne ne seancen e fundit te parlamentit, i cili vuri ne dyshim vijimesine time si deputet pas shtatorit. Sigurisht, nuk jam as paranojak dhe as delirant qe te mendoj se ka nje komplot ndërkombëtar ndaj meje ose dikujt tjeter apo qe Edi Rama e ka shtrire marrëveshjen me PD-ne deri tek listat e deputeteve te saj. Mendoj se profecia e tij ka te beje thjesht me intuiten politike, se cfare do te kishte bere ai vete ne nje rast analog. Ndaj me duhet ta falenderoj edhe kryeministrin joteknik, qe e parashikoi sakte, pavaresisht se e lehte duhet te jete qene per te. Jo thjesht per shkak te marrëveshjes, endrrat e Republikës se Re me ato te “Rilindjes” ngjajne. Madje, ka raste qe ato jane e njejta gje.
Por edhe pse e njoh mire kete ligatine, dhe pse nuk shpresoj qe ky armepushim te funksionoje gjate, nuk kam asnje pendese qe luftova dhe bera sa munda qe te kishte nje marreveshje.
Jo thjesht se nuk e pranoj revolucionin si koncept, por edhe se e njoh mire teknologjine e shtirjes politike qe prodhon kauza te rreme. Dhe sot nuk jam fare i trishtuar qe shoh se si idhtaret e luftes, ose Lej Fenet e partise sime, qe vetem 10 dite me pare i hakerreheshin henes, po t’u permendje qe nje dite do shkonim ne zgjedhje, tani po i lepihen paqes.

E bera kete shpjegim ne respekt te atyre njerezve, me te cilet per nje kohe relativisht te gjate kam ndare bindje te ngjashme, jo domosdoshmerisht politike. Nje mije here po te me jepej mundesia te kthehesha pas keto vite, nje mije here do te kisha bere te njejten gje. Ndaj edhe sot jam shume i qete dhe pa asnje peng. Kjo nuk do te thote se nuk kam gabuar, mos e dhente Zoti! Por jam shume i sigurt qe sado te medha te kene qene shkeljet e mia, ato do te ishin gjithesesi si buleza uji ne oqeanin e mekatit politik te ketyre viteve ne Shqiperi.
Ndaj sot dua te falenderoj te gjithe ata qe me mbeshteten, votuan apo besuan tek une ne kohera te veshtira dhe te mira per Partine Demokratike. Nderkohe qe u kerkoj ndjese te gjithe atyre qe nuk kam pasur mundesi t’i ndihmoj apo mund t’i kem lenduar gjate ushtrimit te funksioneve te mia publike.
I uroj sukses dhe mbaresi cdo anetari te Partise Demokratike, duke perfshire ketu edhe kryetaret, ne zgjedhje dhe kudo tjeter!
Nje urim te vecante e kam sot per demokratet e Vores, me te cilet pata fatin dhe privilegjin te punoj ne kohet e fundit, duke vecuar sidomos betejen gati epike te zgjedhjeve lokale te vitit 2015. Ata i paraprine kauzes se zgjedhjeve te lira dhe ndershme ne Shqiperi, te pakten 2 vjet para cadres, qe u ngrit per te shpetuar lekuren e Lulzim Bashes. Mbetet per t’u provuar ende nese ky objektiv do te arrihet ose jo.

Te nderuar miq!

Asgje e keqe nuk ka ndodhur. Sepse une nuk e besoj perrallen e keqperdorur qe tani “asgje nuk eshte me si me pare”. Dhe per shkak se kemi mbetur ne vend, i qendroj me shume bindjes sime te kahershme se Shqiperia ka nevoje per nje shkundje te forte, e cila pa asnje dyshim ka per te ardhur.
Ju pershendes me mirenjohje te gjithe juve, qe, ashtu si une, besoni se per te pastruar qytetin duhet ta nisesh nga oborri i shtepise tende. Dhe se nuk mund te kete as shtet dhe as Shqiperi me te mire, nese partite do te bunkerizohen dhe do te kthehen ne kompani biznesesh te pista me nje pronar te vetem.
Ne qe e mendojme keshtu jemi shume me teper se ajo skote gjobaxhinjsh, qe po perpiqen te mbajne peng vendin per shkak te pengjeve te veta te parrefyeshme dhe te keqkuptimit qe kane per politiken, shtetin, shoqerine, por ndoshta edhe per vete jeten ne kete bote, si vdekatare qe jemi. Une jam me i motivuar se kurre te ndjek bindjet e mia dhe vizionin tim per Republiken joimagjinare qe meritojme dhe jam po kaq i sigurt se jane qamet shume ata qe e mendojne si une.

Ju faleminderit te gjitheve

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Interesant ky fjalimi i gjatë i Patozit. Të lë përshtypjen sikur jep amanetet e fundit. Patoz pse e more me kaq yrysh këtë punën e kandidatit për deputet? Mos vallë keni lindur për të qenë deputet gjithë jetën? Mos u mërzit shumë se nuk të kanë përjashtuar nga partia. A të kujtohet dikur që po të përjashtoheshe nga partia nuk kishte vend që të të qëndronin këmbët? Sot në saje të PD-së tënde që vodhi emrin “demokratike”puna ndryshon. Nuk dovtë internohesh as ti as familja si dikur, por duhet të ndreqësh pak sjelljen tënde. E kam fjalën duhet tu japësh të drejtë atyre që bëjnë vjedhje, vrasje,korrupsion, dinë të shpifin, të shajnë.me libër shtëpie etj.Ti nuk i honepse të gjitha këto, prandaj kalo në atë stan që dinë të ruajnë me dashuri e durim, dhimshuri e transparencë si floririn, bankat,guroret etj.Ti këto nuk arrite ti.luptodh prandaj bashkohuni të gjithë ju të departizuarit e Pd- se dhe krijoni grupin tuaj se kështu veprihet më atë vemd deribsa të jetë klani beridha-basha- familja. Ishte në vënd të ngushëllimit. Sorkadhja

    Përgjigju ↓