POLITIKË

Surpriza/ Kush është Orjola Pampuri, e dyta në listën e kandidatëve të PD në Tiranë

15:00 - 27.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Orjola Pampuri është një psikologe e njohur në Tiranë, pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës dhe mjaft aktive në media me intervista e këshilla. Ajo ka përfunduar doktoraturën në departamentin e Shëndetit Publik në Universitetin e Mjekësisë.

Kohët e fundit, Pampuri është afruar me Partinë Demokratike, madje ajo është parë të flasë në mikrofon para demokratëve në një nga protestat e kohëve të fundit.

Në media, Pampuri njihet gjerësisht si specialiste e shëndetit mendor.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Pampuri ka deklaruar se 1 në 5 fëmijë kanë probleme me shenjat e depresionit.

Në çadrën e PD, më 22 prill ka folur edhe Pampuri, sot kandidate nr. 2 e listës së PD në Tiranë.

“Oriola Pampuri, psikologe, tha se gratë profesioniste në Shqipëri po udhëtojnë drejt shteteve europiane si Gjermania për të siguruar punë dhe për t’u siguruar se puna e tyre do të vlerësohet ashtu si duhet”, thuhet në një njoftim të PD-së.

GSH.al


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kandidatura me e mire e PD!
    Ishte i nevojshem filri ne perzgjedhje!
    Orjola Pampuri eshte nje geua me integritet vlerash morale e profesionale..nje qytetare e denje me te cilen duhet te krenohemi e te besojme se zeru e perkushtimi i saj ne politike do jete me siguri nje ndihme konkrete per progres e per me mire.
    Jam e sigurte se ajo do jete gjithashtu suport per tere grate qe vlejne..nje pjese e te cilave po e lene ate vend pikerisht se antivlera ka ligjeruar e drejtuar deri me sot!
    Urime e suksese Orjola Pampuri

    Përgjigju ↓