BOTA

Sulmi në Manchester/ Policia shpëndan foton e kamikazin pak çaste para shpërthimit

12:59 - 28.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia britanike publikoi pamjet më të fundit të Salman Abedi, që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, mbrëmjen e së e 22 majit, kur vrau 22 persona dhe plagosi 59 të tjerë në fund të koncertit të Ariana Grande, në “Manchester Arena”.
Fotot tregojnë kamikazin i veshur sportiv, me atlete, xhinse një xhup të zi dhe një kapele bejsbolli në kokë. Ndërsa ën krahë i dallohet rripat e çantës që mbante mbi shpinë, e cila ishte e mbushur me eksploziv.

Rregullimet e fundit të brezit eksploziv që mbante në trup, Abedi mësohet t’i ketë bërë në apartamentin e tij, në qendër të qytetit.Tashmë që një pjesë e madhe e atyre, që dyshohen si bashkëpunëtore të kamikazit janë arrestuar, policia britanike zbulon detaje mbi hetimet.

Mësohet se, identiteti i tij u bë i njohur për policinë dy orë pas sulmit. Gjatë këtyre ditëve janë bastisur 14 prona dhe janë arrestuar 13 persona të dyshuar për terrorizëm.

Me arrestimin e tyre, autoritetet britanike ulin edhe nivelin e alarmit për sulme, i cili ishte ngritur në pikën maksimale që prej së hënës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.