Kryesore

“Qeverisja e PD në 8 vjet” Basha tregon pse la jashtë listave Topallin dhe të tjerët

20:29 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e arsyetoi largimin e figurave të PD nga grupi parlamentar me ndjesën që kërkoi për qeverisjen e 8 vitev, kur PD ishte në pushtet. Duke prezantuar kandidatët e Lezhës, Basha se vendimi për listat e reja ishte i vështirë, por erdhi në kohën e duhur dhe ishte i drejtë.

“Ndjesa nuk mjafton. Duhet ndryshim. Ndryshimi i Shqipërisë vjen vetëm duke ndryshuar, në radhë të parë veten tonë. Unë e kuptova këtë. Unë ju pyeta. Ju dëgjova. Ju më dhatë të drejtë. Ju më thatë po. Ndryshimi fillon nga vetja jonë dhe unë e fillova ndryshimin nga vetja jonë me ekipin e ri me ekipin fitues të 25 Qershorit. Ky ishte vendim i vështirë, por i drejtë dhe i marrë në kohën e duhur. Fitorja e vitit 2017 kërkon ekipin e vitit 2017 dhe unë e zgjodha e vendosa”, – tha Basha duke vazhduar me emrat e qarkut të Lezhës në listën e kandidatëve për deputetë.

Sot, Jozefina Topalli dhe Arben Imami shpallën nismën për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryesimi i Partisë Demokratike, me arsyetimin se nuk pyeti forumet e PD-së për listën e kandidatëve.

Ndërkohë, në mitingun e Lezhës, ra në sy se Basha renditi kandidatët ndryshe nga lista e bërë publike për mediat më parë. Në prezantimin e Bashës, Preç Zogaj u rendit i katërti dhe jo i pesti siç ishte renditur në listën që u shpërnda për mediat.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Luli po “shet mend”, ishte ministër në dy ministri, provoi edhe “fronin” në Bashkësi të Tiranës, dhe u nda i “lagur”, me fjalë të tjera dështoi. Dështoi pse lakmoi gjatë gjithë kohës, dhe nuk është aspak e ndershme, që në krye të PD-së, të sillet sikur atë post t’ia kishte lënë trashëgim baba. Është përfolur, madje edhe me tone të rrepta, se Luli ka mbush xhepat me lekë të vjedhur.Është apo nuk është e vërtetë, hajnia e tij kishte pushtuar opinionin.Dhe, shih tash, sa është komod Luli, kryesisht “në krah” të Berishës.Është e vërtetë se PD meriton një “valim” të brendshëm për të “përcëlluar” të gjithë ata që shpërdoruan nderin, u bën amoral dhe varfëruan shtetin dhe popullin.Luli nuk mund të bëjë transformim, për shkak se duhet të fillojë nga vetja.Ai nuk e bën këtë, se është hipokrit dhe shumë i llastuar.Duhet një forcë e brendshme, shumë e ndershme, të kapë për krahu Lulin, me të tjerë, dhe t’u thotë “luks përjashta”, ose gjykata të kujdeset se ku do t’ua gjejë vendin nëpër burgje.Pa këtë nuk ka ecje përpara, as fitore në zgjedhje.

    Përgjigju ↓