BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Plazh në Dhërmi, Lorik Cana siç nuk e keni parë kurrë

16:00 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Plazh në Dhërmi, Lorik Cana siç nuk e keni parë kurrë.





Plazh në Dhërmi, Lorik Cana siç nuk e keni parë kurrë.
Pushimet e futbollistit të Kombëtares në bregdetin jonian

Dhërmiu duket vendi i duhur për të: plazh, relaks, shëtitje në bregdet dhe… aspak bezdisje nga fotografët. Lorik Cana është tepër i njohur në Shqipëri, megjithatë mesfushori i kombëtares e ka kuptuar se në bregdetin jonian mund të bëjë pushime ndryshe nga Franca apo vende të tjera ekzotike. Është kjo arsyeja përse një lojtar i këtyre përmasave zgjedh këto zona për të kaluar ato 2-3 javë leje që i jep çdo vit në qershor Marseja. “Bluetooth” ju sjell këtë herë një version ndryshe të 25 vjeçarit, që mbetet padyshim një nga futbollistët dhe personazhet më të pëlqyer të publikut femëror në Shqipëri.


Dita e Canës
Cana në plazh nuk është ndryshe nga ai i jetës së përditshme. I shoqëruar nga miku i tij Genti, Loriku ngrihet çdo ditë herët pasi pi një kafe, i përkushtohet sidomos detit. Motorrat e ujit duken pasioni i tij i fshehtë dhe këtë herë ai ka blerë një të ri, enkas për këto pushime. Numri i njerëzve në Dhërmi gjatë ditëve që qëndroi futbollisti i njohur shqiptar, ka qenë i paktë, megjithatë prania e tij binte patjetër në sy. Përshëndetjet dukeshin një gjë e zakonshme me tifozët dhe njerëzit të pranishëm aty për plazh. I shkujdesur dhe me trupin që i tregonte format, ai ishte përditë një nga personazhet e preferuar të hoteleve dhe lokaleve në Dhërmi. Me një shikim të parë mund t’i dallosh tatuazhet, që tregojnë një tjetër anë të karakterit të tij, patriotizmin. Cana ka vizatuar një shqiponjë të madhe në shpatullën e majtë, duke shkruar fjalën “Ilirija”, ndërsa në krah të djathtë një përkrenare, me mbishkrimin “Dardania”. Sa i përket ushqimit, prodhimet e detit duken më të preferuarat për lojtarin kuqezi. Më tej, dita vijon me relaks në dhomë apo ndonjë xhiro në plazh, përpara se të nisë pasditja me një rutinë pak a shumë të ngjashme. Në mbrëmje, jeta e natës është e ngjashme me atë të çdo njeriu normal që shkon për pushime në bregdet dhe Loriku nuk e tepron. Nuk është një Kristiano Ronaldo në këtë aspekt, ndonëse nuk i lë shumë gjëra mangut përsa i përket joshjes ndaj femrave.


Përse vetëm?
Të jetosh në Francë nuk duhet të jetë e lehtë për Lorik Canën, sidomos përsa i përket botës jashtë futbollit. Ndoshta është kjo arsyeja përse mesfushori i kombëtares i ka kaluar i vetëm këto pushime, nën shoqërinë e miqve të tij të ngushtë në Shqipëri. Para 4 vitesh ishte me një modele braziliane dhe një vit më parë me bukuroshen kosovare Hana, ndërsa këtë herë Loriku ka preferuar thjeshtë shoqërinë.
Dhërmiu
Lorik Cana është një vizitor i përhershëm i plazheve të Jugut të Shqipërisë. Thuajse çdo vit ai i kalon pushimet në Dhërmi, një vend që sipas tij, i pëlqen shumë dhe ku mund të shplodhet pa pasur bezdisjen e paparacëve.


Motorët
Motorët e ujit duken një tjetër pasion për Lorik Canën, që këtë herë kishte blerë një të tillë enkas për pushimet. Vetë futbollisti e pranon se shpejtësia i pëlqen shumë në jetë.
Ky shkrim u botua më 4 korrik 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.