Kryesore

Jo vetëm tension politik, 5 të dorëhequrit nga lista dëshmojnë lëmshin organizativ të PD

19:36 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia Demokratike është përfshirë jo vetëm në një tronditje të thellë politike, por edhe në një ngërç e lëmsh organizativ. Të paktën 5 kandidatë për deputetë nga lista me 94 emra janë tërhequr ose kanë paralajmëruar moskandidim në zgjedhje. Ky kaos organizativ (si për ironi, PD-ja nuk ka kandiduar në zgjedhje sekretarin e vet organizativ, Enno Bozdo) nxori në pah 2 gjëra:

E para, PD-ja shkeli (me ose pa dashje) Kodin Zgjedhor duke mos depozituar listën e domosdoshme me 140 emra në KQZ, por vetëm 94 kandidatë.

E dyta, një pjesë e mirë e kandidatëve, në mos të gjithë, as janë kontaktuar fare nga sekretaria e Bashës për t’i informuar që do kandidojnë për deputetë.

TE DOREHEQURIT NGA LISTA E PD

Ramiz Çobaj (i teti në Shkodër) – u tërhoq nga kandidimi

Sulejman Gjana (i katërti në Dibër) – u tërhoq nga kandidimi

Sazan Guri (i pesti në Berat) – u tërhoq nga kandimi

Lefter Maliqi (i treti në Berat) – kërcënon me tërheqje po nuk u rishikua renditja

Preç Zogaj (i pesti në Lezhë) – e quajti lapsus të PD

 

Lexo KETU: Të përjashtuarit nga Basha/ Bode, Patozi, Topalli, Bregu, Imami… dhe 20 të tjerët

Lexo KETU: Tronditet PD/ Pas Topallit, edhe Edit Harxhi kundër Bashës: “Ma fute” 2 herë, është faji im!

Lexo KETU: Topalli, Bashës: E ule PD-në në karrige me rrota. Një herë e shtyn Rama, herën tjetër Meta

Lexo KETU: “Të la partia jashtë listës së deputetëve”, ja si u përgjigjet komentuesve tropojania e PD-së


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.