AKTUALITET

Korçë/ Arrestohet adoleshenti, godet me thikë moshatarin dhe 28 vjeçarin

20:08 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një adoleshent ka goditur me thikë dy persona, përkatësisht një 16 vjeçar dhe një 28 vjeçar, të dy banues në Korçë.

 

Policia lokale bën informon se ka arrestuar në flagrancë 16 vjeçarin me iniciale M.F. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

 

“Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 29.05.2017, në lagjen nr 17 në Korçë, shtetasi i mësipërm pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit M.R, 16 vjeç dhe Xh.M, 28 vjeç, të dy banues në Korçë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasit e mësipërm u dërguan në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, informon policia.

 

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje, ngelur në tentativë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.