POLITIKË

KQZ shtyn përsëri afatin për regjistrimin e listave për PD

19:34 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




KQZ ka shtyrë sërish afatin që Partia Demokratike të dorëzojë listat e kandidatëve për deputetë.

Komisioni u mblodh sërish pasditen e sotme pasi i la afat dje 24 orë PD-së që të dorëzonte të plota listat. Por përsëri PD nuk i dorëzoi dot as sot listat. Kështu që KQZ vendosi që afati i fundit për dorëzim të jetë nesër në orën 10:00.

PD ka patur parregullsi me listat pasi nuk ishin të plota me emrat e kandidatëve dhe nuk ishin shoqëruar me formularin e dekriminalizimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.