Tech

Lamtumirë Gjovalin Kadeli, Meta: Njeri i jashtëzakonshëm, do na mungojë

15:38 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti, Gjovalin Kadeli, u përcoll për në banesën e fundit në fshatin Manati të Lezhës, ku lindi dhe u rrit. Ai ndërroi jetë tre ditë më parë nga një sëmundje e rëndë. Familjarë, të afërm, miq, qytetarë dhe kolegë, kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kadelit në Lezhë.

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, tha në fjalën e lamtumirës se Gjovalin Kadeli ishte një njeri i jashtëzakonshëm që do u mungojë të gjithëve.

Deputeti, Gjovalin Kadeli, i cili ndërroi jetë 3 ditë ma parë në një spital të Italisë pas një sëmundje të rëndë iu dha lamtumira e fundit në një ceremoni të zhvilluar në fshatin Manati të Lezhës, vend ku lindi dhe u rrit.

Në shenjë vlerësimi për deputetin e ndjerë në ceremoni morën pjesë pjesë qindra qytetarë, politikanë si dhe miq e bashkëpunëtorë.

Fjalën e lamtumirës e mbajti kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili e quajti Kadelin një njeri të jashtëzakonshëm që do i mungojë të gjithë shoqërisë.

Ndarja nga jeta e deputetit, Gjovalin Kadelit, përfaqësues i Lezhës në dy legjislaturave të Kuvendit, ka qenë një humbje e madhe për miqtë e  tij.

Mes dhimbjes, ata sjellin në kujtesë figurën e të ndjerit.

Deputeti, Gjovalin Kadeli, u nda nga jeta në moshën 53-vjeçarë, pasi nuk mundi të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë që iu shfaq dy muaj më parë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.