SPORT

Mallëngjimi i një legjende bardheblu, Sulejman Memës i mungojnë fjalët

10:49 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Familja Mema është prej atyre që përbëjnë edhe historinë e Tiranës. Jo vetëm në sport, por edhe në të gjitha sferat e kryeqytetit. Një prej plejadës së futbollistëve dhe trajnerëve që kanë bërë historinë e lavdishme të Tiranës është edhe Sulejman Mema.

I kontaktuar nga “Panorama Sport” për të dhënë ndjesinë dhe opinionin e tij për këtë moment historik të Tiranës, ai është fjalëpakë dhe kërkon ndjesë që nuk mund të flasë shumë.

I pyetur nëse e kishte menduar ndonjëherë që Tirana të luante në Kategorinë e Parë, ai e ka përshkruar me një fjalë: “Asnjëherë!”. Domethënëse për vetë historinë e kësaj skuadre dhe këtij klubi me shumë lavdi.

Sa i përket ndjesisë që ka përjetuar në momentin e përfundimit të finales së mbijetesës, Mema sërish nuk ka folur shumë, por në bisedën telefonike, edhe vetë frymëmarrja e tij e ka shfaqur tensionin tek ishtekniku i kryeqytetasve, që aktualisht është pjesë e akademisë së klubit.

“U ndjeva keq!”, kjo ka qenë përgjigjja e marrë nga njëri prej legjendave të klubit bardheblu, të cilit duket se kjo situatë i ka “marrë edhe fjalët”, e thënë në gjuhën popullore.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.