Show-Bizz

Dhurata speciale e bashkëshortit të Manjola Nallbanit, e bëri “ta gdhinte” mbi tenxhere

17:41 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani, duket se nuk shkëlqen vetëm në karrierë, por mesa duket ka dhe një pasion tjetër të sajin. Miqtë dhe familjarët e saj janë tashmë të njohur me faktin se këndi i preferuar në shtëpinë e saj është kuzhina. Manjola është një kuzhiniere shumë e zonja, e cila përgatit pjata shumë të shijshme. Duke e njohur pasionin e bashkëshortes, burri i Manjolës i ka bërë asaj një dhuratë shumë të veçantë e origjinale, një përparëse kuzhine, në të cilën shkruhet “Manjola, queen of the kitchen”. Këngëtarja e ka postuar foton në instagram duke shtuar me humor:

“Hajde motivim hajde. Do e gdhi mbi tenxhere tani, u pa puna”.

Ende nuk e dimë nëse e gdhiu me të vërtetë Manjola mbi tenxhere duke gatuar për familjen, por  një gjë është e sigurtë, dhurata e bashkëshortit të saj, Sokolit, ishte e qëlluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.