Tech

Mesazhi prekës i Erion Braçes për Gjovalin Kadelin: Do të gjej, harroje s’shpëton dot nga unë

09:54 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti i PS-së, Erjon Braçe, ka kujtuar me një mesazh prekës deputetin e ndjerë të LSI-së Gjovalin Kadelin, i cili u nda nga jeta tre ditë më parë pas një sëmundjeje të rëndë.

Përmes një statusi në rrjetin social, Braçe ka shkruar: “Mirësia nuk mund të mbyllet aty!  Por do të gjej, harroje nuk shpëton dot nga unë, as në telefon, as në komision, as në Kuvend, as në lagje e as mes miqsh e përbashkët, te kujtimet e secilit!

Ja postimi i Braçes

Gjovalin i dashur!
Të prehesh në paqe e
te qofte i lehte dheu ne gjoks!

Prej dites kur u ndale nuk kam fjale te te them!
Nuk di, isha mesuar te te telefonoja per cdo gje dhe ti ishe gjithnje aty, pa pyetur per kend, parti e grup.

Ketu do mbetem!
Nuk dua te te shoh ne atë arkë morti, as ne ate banese balte.

Miresia nuk mund te mbyllet aty!
Por do te gjej, harroje nuk shpeton dot nga une, as ne telefon, as ne komision, as ne Kuvend, as ne lagje e as mes miqsh e perbashket, te kujtimet e secilit! 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.