Kryesore

Nisma Topalli-Imami/ Ç’thotë statuti i PD, ja mënyra si mund të shkarkohet Lulzim Basha

15:12 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ish-ministri i mbrojtjes Arben Imami kanë paralajmëruar sot në një konferencë për mediat një nismë në forumet e partisë për të shkarkuar Lulzim Bashën nga drejtimi i PD-së.

Jozefina Topalli dhe ish-ministri, sot deputet i PD, Arben Imami, të dy të mbetur jashtë listës së kryedemokratit Lulzim Basha kanë bërë të ditur se: “Vendimi për listën e kandidatëve është marrë nga një njeri i vetëm. Është marrë në shkelje të ligjit, të çdo procedure normale të një partie, në shkelje të ligjit. Por edhe më shumë se kaq. Nuk ka qenë traditë e kësaj partie që të mos konsultohet dhe të merret vendimet në forumet e partisë. Ne kërkojmë mbledhjen e forumeve të PD, shkarkimin e personit përgjegjës që në këtë rast është Lulzim Basha”.

Mirëpo, çfarë parashikon statuii i PD-së për shkarkimin e kryetarit? Sipas statusit të PD-së, neni 35, pika 4 e tij, kryetari shkarkohet në bazë të një mocioni mosbesimi, të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. “Shkarkimi i kryetarit të partisë vendoset mbi bazën e një mocioni mosbesimi, të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar”.

(Lexo KETU, listën e plotë të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD)

Aktualisht Këshilli Kombëtar ka 270 anëtarë, prej të cilëve minimalisht duhet të firmosin peticionin 136 anëtarë, në mënyrë që të merret në shqyrtim nga Kuvendi Kombëtar.

Kështu, që në këto kushte Topallit dhe Imamit i del për detyrë të marrin firmat e pothuajse të gjysmës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Kjo duke qenë se janë pikërisht ata nismëtarët e kësaj lëvizje në PD…

STATUTI I PD

Neni 35

Kompetencat e Kuvendit Kombëtar

Kuvendi Kombëtar

  • Vendos për programin e Partisë dhe linjat kryesore të politikës së saj, të cilët janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH në nivel qendror e vendor, si dhe për pushtetin ekzekutiv drejtuar prej saj.
  • Miraton statusin e PDSH dhe ndryshimin e tij
  • Zgjedh me votim të fshehtë këshillin kombëtar nga një listë ku numri i kandidatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që do të shpallen fitues sipas modaliteteve të përcaktuara nga kryesia e partisë.
  • Vendos për shkarkimin e kryetarit të partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

 

Lexoni KETU: A ka dijeni Berisha për kërkesën për shkarkimin e Bashës? Ja ç’thonë Topalli e Imami

 

KUSH MBETI JASHTE LISTES SE PD-së

Shumë nga drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike kanë mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit. Lexoni më poshtë listën e “të përjashtuarve” nga listat e dorëzuara në KQZ.

Jozefina Topalli

Majlinda Bregu

Eduard Selami

Ridvan Bode

Astrit Patozi

Arben Imami

Keltis Kruja

Enno Bozdo

Asllan Dogjani

Kastriot Islami

Myqerem Tafaj

Bedri Hoxha

Roland Keta

Igli Cara

Kosma Dashi

Bedri Mihaj

Arbiola Halimi

Genc Ruli (nuk kandidoi vetë)

Eleina Qirici

Gjergji Papa

Mimoza Hajdarmataj

Albina Deda

Gjovalin Bzhetaj

Irma  Kopliku

Liljana Elmazi Billa

 

Lexo KETU: Tronditet PD/ Pas Topallit, edhe Edit Harxhi kundër Bashës: “Ma fute” 2 herë, është faji im!

Lexo KETU: Topalli, Bashës: E ule PD-në në karrige me rrota. Një herë e shtyn Rama, herën tjetër Meta

Lexo KETU: “Të la partia jashtë listës së deputetëve”, ja si u përgjigjet komentuesve tropojania e PD-së

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.