POLITIKË

Rama sulmon PD-në: Merren me veshjen time, këtë punë kanë

13:34 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Takimi i radhës të fushatës elektorale, kryeministrit Edi Rama e ka patur me banoret e Klosit,

Në këtë takim Rama para të pranishmeve është shprehur se nuk është magjistar që për 44 muaj të bënte mrekullira.

“Në mund të vazhdojmë të themi përsëri shifra të vërteta. ‘Shumë thonë se po shohim që po bëhen punë të mëdha. Por kur do vij tek ne kjo punë’. Nuk dua të justifikohem me këto thënie të njerëzve.
Po ti kisha bërë këto që duhet të ishin bërë në 27 vite, do më kishin marrë për problemet e hënës. Por unë nuk shquhem për magji, se nuk jam magjistar”, tha Rama.

Nga ana tjetër ai iu kundërvu dhe opozitës, e cila komentoi veshjen e kryeministrit gjatë samitit të tij të NATO-s në Bruksel. “Merren me veshjen time. Nuk shqetësohen për kostumin. Gjithë jetën duke u marrë se si vishet tjetri. Këtë punë kanë bërë. Merren me flokët e gjata, i ka të gjata flokët ky. Ka lakra në kokë. Edhe Saliu e di që brenda vetes në këto 44 muaj ne kemi bërë shumë”, theksoi ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.