POLITIKË

“Të la partia jashtë listës së deputetëve”, ja si u përgjigjet komentuesve tropojania e PD-së

11:51 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mimoza Hajdarmataj është një tjetër emër që mbeti jashtë listës së kandidatëve për deputetë të PD-së, por kjo nuk e pengon politikanen që të vazhdojë mbështetjen e saj për opozitën. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ajo ka publikuar një imazh nga një miting i PD-së, ku shihet qartë slogani i kësaj partie ‘Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt’. Komentuesit duke pritur që ajo do të shfaqte pakënaqësi për mos rikandidimin si “deputete” e kanë “ngacmuar”, duke ia rikujtuar atë.  Ndërkohë që shumë të tjerë kanë ndjerë keqardhje për mospërfshirjen e saj në listat e kandidatëve.

Ja si i thotë njëri prej tyre deputetes, Hajdarmataj: “Po ti moj Moza a dole deputet se te çadra ishe prezent gjithë kohën. Ti je demokrate e flakët”. Dhe Mimoza Hajdarmataj i ka kthyer një përgjigje modeste komentuesit, ku duket qartë se jo vetëm që nuk i ka mbetur hatri, përkundrazi do të vijojë mbështetjen për Partinë Demokratike. Ajo e quan pozicionin e deputetes, “karrige”, ndërsa demokrat shpirt dhe ideal.

“Deputet do të thotë ‘karrige’ miku im, ndërsa demokrat do të thotë shpirt dhe ideal. Na duhet të jemi shumë e shumë demokrat që të arrijmë të nxjerrim edhe shumë deputet. Kështu forca jone politike PD kthehet në pushtet si shprese për të gjithë ne”.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ti munde te jesh dmokratikase,se demokrat do te thote diccka tjeter.
    PD ardhet ne pushtet dikur vone pas rithemelimit jo me keto plehra plake qe ka sot.
    Ti vete je nje kukukull me origjine komuniste por komunist te mire ishin prinderit tu,ti per karrike thjeshte konvergove ne demokratikase.
    Mire u be qe koha jote mori funde

    Përgjigju ↓