Kryesore

Topalli “vrer” ndaj Bashës: Kam qenë kundër tij, që kur ai zbriti për herë të parë nga avioni, turpi e ka emrin…

12:54 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, deputete e PD-së, në daljen publike së bashku me Arben Imami ka deklaruar se është e vendosur, nuk do të jetë në Kuvend. Ajo ka shprehur rezervat e saj ndaj Lulzim Bashës, ndërsa u shpreh publikisht se nuk i kishte pëlqyer asnjëherë si lider. Topalli pohoi se ka qenë kundër Bashës që në kohën kur ai zbriti për herë të parë nga avioni dhe u kthye në Shqipëri, rezerva të cilat sipas saj i di dhe z.Berisha.

“Kam qenë kundër që ditën e parë që zbriti nga avioni. S’e kam mbështetur asnjëherë. Kam pasur rezerva të mëdha, i kam thënë publikisht. Kam diferenca të mëdha me Lulzim Bashën. Jam në koherenca të mëdha. Duke parë ku ka qenë dhe ku është forca më e madhe. Hoqi vizat, futi vendin në NATO, ia ndryshoi vendin infrastrukturës. Do falënderoj fort z.Berisha. Ka nevojë për pak dhembshuri, për këtë vend. Nuk ecet duke menduar se do jem unë me pushtet, të mendoj për familjen time”, – tha Topalli.

Duke vijuar më tej, ajo shton: “Unë nuk dua asgjë, do vazhdoj luftën kundër korrupsionit, Ramës, Bashës dhe Metës” dhe në fund ka një thirrje për gjithë të zhgënjyerit. “Do ftojmë këdo që është i zhgënjyer nga ky vend, turpi që diku e kanë emrin Rilindje, Republikë e re apo diku dashuri e qetësi”, – tha ajo.

 

Lexo KETU: Tronditet PD/ Pas Topallit, edhe Edit Harxhi kundër Bashës: “Ma fute” 2 herë, është faji im!

Lexo KETU: Topalli, Bashës: E ule PD-në në karrige me rrota. Një herë e shtyn Rama, herën tjetër Meta

Lexo KETU: “Të la partia jashtë listës së deputetëve”, ja si u përgjigjet komentuesve tropojania e PD-së


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.