SPORT

Unike / Në sezonin e ardhshëm Kategoria e Parë do të ketë më shumë tituj sesa Superiorja

10:37 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shqipëria është vendi i çudirave dhe futbolli nuk mund të bëjë përjashtim në këtë aspekt. Ndoshta është unike kjo që do të ndodhë sezonin e ardhshëm në futbollin shqiptar. E besoni apo jo, Kategoria e Parë do të ketë më shumë tituj kampionë sesa Kategoria Superiore.

Vetëm dy ekipe si Tirana dhe Dinamo kanë arritur të koleksionojnë më shumë trofe sesa të dhjeta skuadrat që vitin e ardhshëm do të jenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Llogari e thjeshtë: 24 tituj Tirana dhe 18 tituj Dinamo= 42 tituj kampionë. Në Superiore ka 34 tituj, 8 më pak sesa në Kategorinë e Parë.

 

Ironia

Dy ekipet që kanë më shumë tituj të fituar në Superiore nuk janë pjesë e saj, por në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë. Rënia e Tiranës (për herë të parë) bën që kategoritë inferiore të marrin një vëmendje të veçantë, sepse bëhet fjalë për ekipin rekordmen në futbollin shqiptar, që ka fituar 24 tituj kampionë.

Askush nuk ka më shumë sesa bardheblutë, ndërkohë që pas tyre renditet Dinamo. Këta të fundit kanë triumfuar 18 herë duke lënë pas Partizanin me 15.

Të dyja ekipet që në palmaresin e tyre kanë shumë tituj nuk do të jenë pjesë e elitës, ndërkohë që, nëse do të jenë pjesë e një grupi në Kategorinë e Parë, sigurisht që do të kthejnë edhe një herë emocionet e derbit të famshëm dhe historik mes Tiranës dhe Dinamos. Pavarësisht vendit, kategorisë dhe gjendjes në të cilën ndodhen skuadrat, një derbi përjetohet në maksimum.

Llogaritë

Në Superiore të gjitha ekipet bashkë nuk shkojnë dot më shumë sesa 34 tituj, ndërkohë që vetëm Tirana dhe Dinamo kanë 42 të dyja së bashku. Për t’i marrë me radhë skuadrat e Superiores, ligjin për momentin e bën Partizani, i cili është ekipi me më shumë tituj që do të luajë vitin tjetër në Superiore (15). Pas të kuqve renditet Vllaznia me 9 tituj, Skënderbeu me 7 dhe pastaj ekipet si Flamurtari, Teuta dhe Kukësi me nga një titull kampion.

Dy tituj kampionë i ka skuadra e Elbasanit, e cila këtë vit madje nuk do të jetë as në Kategorinë e Parë, por në të dytën. Ndoshta është e vështirë që në Europë të gjendet ndonjë situatë e tillë, kur dy skuadrat më të titulluara nuk janë pjesë e elitës së futbollit. /PanoramaSport

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.