Tech

Video/ “Çudit” kandidati për deputet: Meshkujve që bëjnë seks me gratë e të tjerëve, do ua presim…

11:56 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Hasbi Kasaj kandidati për deputet i Aleancës Demokristiane  do të mbahet mend gjate për mallkimin e para disa viteve me parë për ato që nuk e votonin.

“Ju zëntë kanceri në grykë e vdekshi të gjithë”, ishte shprehur ai.

Por edhe kësaj here, ai ka habitur me programin e tij elektoral.

Gjatë një interviste, Hazbiu propozon që meshkujve që do të bëjnë seks me gratë e të tjerëve apo me vajzat pa dëshirën e tyre, do t’u prihet penisi. Ai propozon shtëpitë publike, për të shmangur këtë veprim.

Gazetari ka shpërthyer në të qeshura dhe e ka pyetur nëse këtë e ka pjesë të programit.

“Po po e kam, duke bërë shtëpi publike unë ta kam zgjidhur këtë problem. Gruan e tjetrit s’ke pse e ngacmon kur ajo nuk do”, është shprehur ai.

“Po kjo nuk lejohet”, i thotë gazetari.

“Po do ta votojmë mo në parlament dhe do t’ua presim”, ka vazhduar ai

https://www.youtube.com/watch?v=ZoekKPopbtE

.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.