Tech

Video/ Publikohen pamjet e Parkingut nëntokësor te Sheshi Skënderbej, ja si duket

10:26 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

 

Përveçse një qendër pedonale, sheshi Skënderbej do të ketë dhe një parking nëntokësor me kapacitet 358 vende duke i dhënë zgjidhje edhe problemit të parkimit të automjeteve në zonën e qendrës së qytetit.

Siç mund të shihni edhe nga kjo video e publikuar në Facebook nga kryebashkiaku Erion Veliaj, punimet në parkingun nëntokësor tek Sheshi Skënderbej kanë hyrë në fazën finale, ku po punohet për detajet e fundit.

Projekti parashikon që hapësira të këtij parkingu, të mund të përdoren edhe për aktivitete të ndryshme siç mund të jenë panairet.

Për herë të parë, do të instalohet edhe një sistem i posaçëm për karikimin e automjeteve që pëdorin energji elektrike, duk e renditur Tiranës mes qyteteve më të zhvilluara që aplikojnë një projekt të tillë.

Ndërsa kryeministri Rama e shikon si një nder projektet më të rëndësishme strategjike te Bashkisë së Tiranës

Duke ndjekur fazën e fundit të punimeve për ndërtimin e Bulevardit të Ri (dhe parkingun publik nëntokësor në “barkun” e tij), një ndër projektet më të rëndësishme strategjike të Bashkisë së Tiranës, i cili do të ketë një impakt të fortë urban, ekonomik e social për kryeqytetin.

Një punë e standardeve më të larta europiane dhe me shumë cilësi, që shumë shpejt do t’i japë frymëmarrje të re kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve.

Kemi bërë shumë që kur Tiranën e rizgjuam nga gjumi. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste  nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave.
#PërTiranënQëDuam  #PërShqipërinëQëDuam me #Shtet #Punë  #Mirëqenie


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.