Kryesore

30 vite pasi doli nga burgu Visar Zhitin e çojnë në gjyq. Këtë rradhë është Bujar Nishani

15:47 - 30.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti Bujar Nishani ka paditur Visar Zhitin në gjykatë për shkaktim dëmi ndaj figurës së tij, pas akuzave për përfshirje në Sigurimin e Shtetit. Ai kërkon nga Gjykata e Tiranës dënimin e të paditurit, në rastin konkret Visar Zhiti, për akuzën e shkaktimit të dëmit. Deklaratat e tyre nisen pasi presidenti refuzoi të dekretonte Zhitin për postin e ambasadorit pranë selisë së shenjtë në Vatikan.

PËRPLASJA

Përplasja mes presidentit Bujar Nishani dhe shkrimtarit e ish të përndjekurit politik Visar Zhiti, nisi dy vite më parë, kur Nishani, refuzoi ta dekretojë atë si ambasador të Shqipërisë në Vatikan. Atë kohë, figura të rëndësishme të së djathtës, dolën përkrah Zhitit, por ai nuk u dekretua, duke mbetur edhe sot, veçse i ngarkuari me punë i Tiranës zyrtare, pranë Selisë së Shenjtë.

Megjithëse vinin nga e njëjta parti, Zhiti kishte qenë ministër kulture i qeverisë Berisha, Nishani, presidenti e hodhi poshtqë propozimin e qeverisë Rama.

Në muajin mars, debati u rihap. Në kohën që ministër i Brendshëm po bëhej Fatmir Xhafaj, përmes një letre të hapur, botuar në Gazetën Shqiptare, Visar Zhiti kritikoi presidentin Nishani, duke e quajtur një ‘hiç president’, ndërsa ky i fundit deklaroi në media se “i kanë ardhur mesazhe nga ish-të përndjekur politikë kundra Visar Zhitit dhe rolit të tij në burgje”.

Deklaratat e presidentit nuk kaluan në heshtje pasi Zhiti në një reagim të dytë për “GSh” tha se presidenti duhej të fliste me prova e me dosje, duke qenë se si kryetar shteti, I kishet të gjitha mundësitë.

Atë kohë, GSH, publikoi dokumente që tregonin se Zhiti pati refuzuar të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit në burgje.

 

Lexo KETU: Intervista ne GSH/ Visar Zhiti: Nishani, karikaturë e Enver Hoxhës, më akuzon me letra nga populli

Për të lexuar të gjitha lajmet e përplasjes Bujar Nishani-Visar Zhiti, klikoni KETU.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.