OPINION

Pse kundër Bashës?

08:06 - 30.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Prof. Dr. Luan MALLTEZI

 

Duket se ish-liderët “demokratë” të PD, “ish- ministra dhe deputetë të saj”, (një apo dy herë deri tani), nuk kanë të qartë se në politikë asnjë nuk mund të jetë “i përjetshëm”. Kjo sidomos mund të thuhet kur forca politike bie në zgjedhjet parlamentare, siç ndodhi me PD-në së fundi. Një nga shkaqet që shpjegon këtë rënie, mendoj se ka qenë fakti se “këta ministra dhe deputetë” qëndruan në pushtet për tetë vjet me radhë, pa vrarë mendjen për asnjë demokrat të thjeshtë, të ri apo të vjetër qoftë. Secili mori në zyrat e veta kë deshi. Anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD mbetën jashtë këtij rrethi, sikur të mos kishin kryer asnjë shërbim për PD dhe fitoren e saj!
Pas rënies, PD kaloi në zgjedhje të reja; rruga ishte e hapur “për të gjithë ministrat dhe deputetët e PD”, por nga këto zgjedhje në krye të PD doli z. Basha, një nga intelektualët më të formuar të kohës. Zgjedhjet janë më 25 qershor; PD ka dalë me kandidatë të ri rinj, një nga këto është profesoresha e njohur Valentina Duka, një nga demokratet e para të PD, e cila u mënjanua dhe u likuidua padrejtësisht që në orët e para të pluralizmit nga “demokratë të rinj”. Një nga këta demokratë të vjetër është edhe autori i këtij shkrimi dhe miku im i vjetër, Edmond Dule, “themelues i PD”. Dhe kështu me radhë mund të kujtoj me dhjetëra e dhjetëra demokratë të tjerë në Shqipëri, por asnjë prej tyre nuk ka dale kundër PD, lidershipit të saj dhe z.Berisha, por kanë mbështetur PD, fitoren e saj në zgjedhje. Dalja me artikuj dhe prononcime publike kundër Bashës në prag të zgjedhjeve nga “ish-liderë të rrezuar” që tani po mësojmë nga këta se mbanin “rripat e pantallonave të PD për të mos rënë tek këmbët” është një akt i papranueshëm për çdo demokrat; qëndrime të tilla janë në shërbim të Edi Ramës dhe fitores së PS në zgjedhje.


U bëj thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin fuqimisht liderin e ri z.Basha, në këto ditë të vështira për shkak edhe të këtij sulmi pa precedent nga ish-“liderët tanë të vjetër”, aq më tepër kur këta janë ata që “në kohë të tyre” sollën Ramën në pushtet. E vërteta është se këta “liderë” duhej të ishin larguar në mënyrë demokratike menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve dhe jo tani kur jemi në zgjedhe. Zonja Topalli, që po ngre tani flamurin kundër Bashës, do të kishte bërë shumë mirë të kishte fituar Shkodrën kur ishte kryetare e Kuvendit të Shqipërisë dhe jo të humbte disa zona për PS. Shkodra humbi sepse nuk pranonte më në krye z.Topalli. Zonja në fjalë nuk mund të ngrihet kundër PD dhe demokrateve që e kanë mbajtur lart, për mendimin tim krejt të padrejtë, për 20 vjet në majë të pushtetit. Politika kërkon detyrimisht njerëz të aftë; znj.Topalli nuk është shquar për asgjë të tillë. Këtë tha me të drejtë në një shkrim të tij këto ditë edhe publicisti i njohur, Blendi Fevziu. PD do të kishte bërë shumë mirë të kishte sot në listat e veta Kreshnik Spahiun jo vetëm për aftësitë e tij dërrmuese në debate publike (le të kujtojmë Bojaxhiun, që e la pa ‘bojë’), por sepse ka qenë edhe një demokrat i orëve të para me kontribute për PD në fillimet e proceseve demokratike. Spahiu u shqua në çadër dhe asnjë tjetër pas z. Berisha dhe z.Basha. Njerëzit mbajnë mend lëvizjen e tij “Kuq e Zi”, por unë jam një që di se z.Spahiu e nisi atë se nuk iu la asnjë vend në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Demokratë, nuk ka kohë të dëgjojmë artikuj e zëra të tillë të papranueshëm; ju bëj thirrje të mbështesim PD, të mbështesim ekipin e ri që është hedhur në betejë. PD është partia jonë, sot dhe nesër; aty është nderi dhe dinjiteti ynë, të mos lejojmë shkatërrimin e saj nga karrieristë të pangopur. Basha do të fitojë po e mbështetëm ne.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Sepse perzgjedhja u be pa minimumin e transparences. Sepse ish ministrat jane ndare ca te nenes e ca te njerkes. A nuk ish edhe Flamur Noka,Eduart Halimi, por edhe Basha etj ish ministra dhe n.q.se; keta nuk mbajne pergjegjesi per humbjen e thelle te PD-se. Po strategu i shkaterimit te PD-se Sali Berisha per c`merita u rikandidua, apo i duhet edhe pak kohe per te shkateruar plotesisht PD-ne?????!!!!!

    Përgjigju ↓