EKONOMI

Zgjedhjet/ Pezullohen lejet vjetore për administratën publike deri më 1 korrik (urdhri)

15:15 - 30.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Punonjësitë e Ministrisë së Financave e të institucioneve të varësisë si Tatime e Dogana do të duhet që këtë vit të riplanifikojnë lejen e tyre vjetore, nëse kanë planifikuar për t’i kryer ato në periudhën 25 maj deri në 30 qershor.

Ndërkohë, ata që kanë nisur tashmë pushimet do të duhet t’i ndërpresin ato dhe të rikthehen në punë.

Ministrja e Financave ka nxjerrë sot urdhërin sipas së cilit, nëpunësit, funksionarët dhe punonjësit e ministrisë si dhe të instuticioneve të varësisë që përfitojnë pushime vjetore të paguara, për sigurimin e vijueshmërisë së punës, u ndërpritet leja vjetore për periudhën 25 maj 2017 deri me 30  qershor 2017, që përkon me periudhën e fushatës zgjedhore.

Sipas këtij urdhëri të gjithë punonjësit që janë duke kryer lejet vjetore, do të njoftohen për paraqitjen në detyrë dhe për mbushjen e lejes vjetore pas datës 1 korrik 2017, raporton SCAN.

Planifikimi dhe kryerja e lejeve vjetore të vijojë nga 1 korrik 2017 dhe në vazhdim sipas legjislacionit në fuqi.

Moszbatimi i këtij urdhëri sjell përgjegjësi disiplinore sipas legjislacionit në fuqi.

Violeta Shqalsi/SCAN 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.