POLITIKË

“S’gdhihen në pallat ish-ministri, apo të joshen me Smartfon”, ja si e mbron deputetja e PD-së kandidaten

14:32 - 31.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deklarata e kandidates 20-vjeçare të PD-së për Tiranën, Barbara Doda, e cila u shpreh se kryetarit të partisë i thërret xhaxhi, u pasua me reagime te shumta.

Një nga këto është edhe deputetja demokrate e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj, e cila teksa e mbron të renë e PD-së, kujton jo pa ironi thënien e famshme te Joleza Kokës, se “gdhihej te pallati i Tahirit”, edhe pse nuk e përmend atë me emër.

Në një status në rrjetin social; deputetja e PD-së, Hajdarmataj ka theksuar se të rinjtë kanë nevojë për inkurajim dhe jo për mbrojtje.

 

STATUSI I HAJDARMATAJT:

Për Barbarën dhe shumë të rinj që i janë bashkuar Partisë Demokratike.

E dashur Barbara Doda.

Nuk të ndoqa dot mbrëmë, por e mora vesh nga shumë mesazhe që më vinin nga miq, që ndër të tjera më kishe cituar mua si modelin tënd në politikë.

Ti dhe disa kandidat të tjerë keni moshën e fëmijëve tanë sot, por edhe ne kishim moshën tuaj kur u bëmë pjesë e Lëvizjes Historike të Dhjetorit ’90.

Për ne nuk ishte e lehtë atëherë, por as për ju nuk është e lehtë tani.

Ti, kandidatja 20-vjeçare e PD, ke marrë një detyrë jo të lehtë, në këtë prag vere.

Në vend që të filloje planet për të shijuar pushimet, ke zgjedhur të sfidosh mosbesuesit e paragjykuesit, se të rinjve nuk mund t’u lihen çështje të mëdha në dorë si politika.

Në fakt, 20-vjeçaret si ty po guxojnë sot të sfidojnë dëshpërimin dhe dyshimin e madh se ky vend nuk bëhet.

Prandaj të përgëzoj me shpirt që pranon të tejkalosh dhe vetveten duke i hyrë një përballjeje të re, që nuk ta mëson dot asnjë universitet, atë të përballjes me publikun, median, politikën apo edhe me bashkëmoshatarët.

Për të gjitha këto sfida, modeli yt, që tani është një fitore e madhe.

Duke të falënderuar edhe një herë, dua të të siguroj se do të jem gjithmonë atje në terren, për të përkrahur e për të dhënë besim se dhe në politikë ku ka shumë të panjohura e të pamundura, TI MUNDESH, kur ke pasion e humanizëm.

Paç bekimin e Zotit dhe të prindërve që të kanë edukuar kaq mirë.

P.S  për të gjithë ata që lajm përbënte fakti që Barbara i ishte drejtuar me “xhaxhi” kryetarit të degës dua t’u them se PD krenohet me këto modele të rinjsh dhe të rejash që edhe pse shumë herë u gdhinë mbi projekte e jo te ndonjë pallat ish-ministri, përsëri ishin me ne në çadrën e Lirisë…e në vend të joshen me ndonjë smartfon apo kamping, i’u bashkuan kauzës sonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Shumë mirë si pd dhe lsi i ka ngrah karrocat me të rinj. Kjo ka të.mirat e saj. Ka shpejtësine, shkathtësitë,por vrulli i pafrenuar krijon probleme të ndërlikuara për moshën e tyre. Lsi thotë jemi.parti që do punëdojë të rinjtë, ju pdistst kërkoni deputete tecreja, shumë mirë po për të rriturit burra gra kush do i mbështesë? Apo ata do shkojnë për lesh. Mos flisni dokrra. Të rriturit dhe mbi 40 vjeçaret me sa duket do evgjejnë veten tek PS-ja. Hallall u qoftë se ajo parti do të përgjigjet për të gjithë njerëzit e këtij vendi prandaj do dalë e para. Ju të tjerët kontrolloni thëniet dhe bëni programe për gjithë njerezit dhe.mod i seleksiononi. Drakula pan

    Përgjigju ↓