OPINION

Vota, emigrantët dhe ekonomia shqiptare

08:12 - 31.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Dr. Sorina KOTI

 

Sa e vështirë është t’u drejtohesh emigrantëve shqiptarë, një herë në katër vjet dhe posaçërisht gjatë muajit të fushatës, ku çdo forcë politike i drejtohet këtij komuniteti për t’i rrëmbyer votën! Historikisht në 27 vjet kjo ka rezultuar një gënjeshtër e madhe, një hipokrizi pa fund. Premtime, premtime, premtime…

Emigrantët, njerëzit tanë familjarë, miq e shokë, të cilët jetojnë larg Shqipërisë, nuk trajtohen njëlloj si shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë mbështetje nga vendlindja e tyre, nga shteti dhe qeveria shqiptare.

Vendi ynë ka vuajtur tej mase emigracionin, ikjen e të rinjve dhe krahut të punës, ikjen e trurit, dhe ende sot e kësaj dite nuk ka një stabilitet ekonomik-financiar. Shqipëria, si një vend me të ardhurat për frymë më të ulëta në rajon, u mbështet fort në remitancat e emigrantëve. Për shumë familje shqiptare, të ardhurat nga emigracioni ishin të ardhurat e vetme që ato kishin. Gjithashtu, remitancat ishin një burim kyç për depozitimet në sistemin financiar shqiptar. Ndikimi i tyre u ndje fort gjatë viteve të para të krizës botërore dhe kryesisht asaj europiane, ku remitancat e shqiptarëve ranë ndjeshëm. Kjo ndikoi negativisht në ekonominë shqiptare, por gjithsesi, aq pak sa hynin, përsëri mbanin gjallë frymën konsumatore shqiptare.

Rëndësia e emigrantëve nuk lidhet vetëm me remitancat e tyre, por edhe me shitblerjet e pasurive të paluajtshme, apo me zhvillimin e sektorit privat. Emigrantët janë faktor kyç. Atëherë, kur emigrantët luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, pse harrohen nga klasa politike?

Qeveria “Rama” u premtoi programe integruese emigrantëve të kthyer në Shqipëri dhe mundësi shkollimi për fëmijët e tyre, me programe shtesë mësimore. Asgjë… Asnjë emigrant i kthyer nuk mori mbështetje për t’u riintegruar në jetën shqiptare; asnjë emigrant nuk gjeti punë duke u regjistruar në zyrat e punës; asnjë fëmijë emigrant nuk mori programe shtesë mësimore për t’u adoptuar me sistemin arsimor shqiptar. E, mbi të gjitha, asnjë emigrant nuk gjeti mbështetje institucionale shqiptare për problemet që ata kanë pasur në vendet e huaja ku jetojnë e punojnë. Përkundrazi, numri i emigrantëve u shtua edhe më, me rreth 300.000 shqiptarë të tjerë në këto 4 vitet e fundit.

Tani është koha, kur kryeministri Rama dhe ish-zv/kryeministri kanë intensifikuar komunikimin dhe takimet me emigrantët; kanë intensifikuar kontaktet dhe premtimet ndaj tyre. Atëherë, kur qeveritarët nuk i kanë mbështetur emigrantët gjatë këtyre viteve, pse u kërkojnë përsëri votën? Ku është morali të premtosh e të ripremtosh të njëjtat gjëra, e të mos mbash asnjë? Çfarë po u premtojnë sot emigrantëve politikanët shqiptarë?

Emigrantët nuk kanë më besim te politikanët dhe politika shqiptare. Emigrantët i urrejnë politikanët shqiptarë, pasi tek ata nuk ka më asgjë njerëzore. Çdo gjë është kthyer robotike dhe për interesa të ngushta. Tashmë shqiptarëve, neve që kemi mbetur këtu dhe atyre që janë në emigracion, nuk u ngelet gjë tjetër veçse të ngrenë zërin për të drejtat e tyre; për ngritjen e ekonomisë bazë familjare, për të mos rënë pre e premtimeve boshe elektorale. Shqiptarët duhet t’i marrin fatet e tyre në dorë, për të mos ua lënë më politikanëve të sprovuar e zemër-robot.

* Koordinatore ekonomie, PD

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Shkrim pergjithsisht i sakte.Shqiperia,ky vend ku jeten e sundon “Politika”=Vjedhja vazhdon ti nenshtrohet vetem evolucionit qe sjell dimensioni Kohe.Ne nje gje gabohesh znj.Koti kur vazhdon te mendosh qe Emigrantet (25 vjet e me shume)jane elektorat politik.Ata jane shtresa me e pamvarur e me superiore e Kombit Shqiptar.Fatkeqesisht “Jane Emigrantet pa jemi Ne (polidhikanet”).Mund te besohej se Alienet do mesynin Token por qe te ishte Rama krieminister 25 vjet me pare kerkush nuk do besonte.Dhe me rradhe vijne te tjeret……Mos harroni Brezi i Pare i Emigranteve nuk e njohin mire Albanine, ata jane 20 deri 35 vjec ha ha ha.Nuk ka emigrante por te Larguar.Sa keq.

    Përgjigju ↓
  2. 300 mij shqiptare qe kan ikur jan 50% i shpitareve qe jan te afte per me
    Punu dhe ne mosh 20 deri ne 40 keshtu qe eshte me se dramatike gjendja ne shqiperi

    Përgjigju ↓